“Ata mund të pretendojnë çdo gjë u duket e arsyeshëm. Ajo qe ne themi është ajo që kemi konstatuar në terren për aktivitetin për ato kompani, ku u vu re pa përputhshmëri”.
“Nuk ka shans që ne t’i hapim më rrugë kësaj barbarie. Ministri i Mjedisit që udhëheq programin tonë ambicioz të rigjelbërimit të të gjitha territoreve të kafshuara dhe masakruara në vite, me shumë prioritet po ndjek gurore për gurore, jo vetëm në Qarkun e Beratit, por në gjithë Shqipërinë këtë përputhshmëri. Kemi bllokuar disa gurore, e do vijojmë kontrollin tek të tjerat. Çdo gurore që kërkon të shfrytëzojë malet dhe kodrat për të nxjerrë duhet, duhet të zbatojë të gjitha standardet e kontratave, pasi ato janë të qarta dhe standardi është i qartë. Nuk mund të kafshosh e të ikësh, por duhet edhe të përmirësosh atë që lë pas. Fëmijët tanë nuk mund të rriten duke asistuar këtë shembull flagrant ët shembjes së të drejtës së tyre dhe të këtij vendi. Zbatimi me përpikmëri i standardeve është objektivi ynë i panegociueshëm”, u shpreh Rama.
Sakaq, kryeministri njoftoi se ditën e shtunë do të prezantohet në Krujë plani i rehabilitimit, duek theksuar se nuk do të lejohet më dëmtimi i faqes së malit.
“Mali i Tomorit është një pasuri e madhe, siç janë edhe malet e Krujës. Edhe aty do të paraqesim nesër planin e rehabilitimit. Gjithë ajo pllajë do të rigjelbërohet. Projekti është gati, dhe nuk do të lejojmë më shfrytëzimin e asaj faqeje të malit. Të gjitha kompanive që plotësojnë kriteret do t’u kërkojmë të tjera zgjidhje, që edhe ato të punojnë, edhe Shqipëria të gjelbërohet”, u shpreh kryeministri Rama.










