Antonella Cavalieri tregon se e ka vuajtur shumë fundin e dashurisë me Paylo Dybalan, por nuk mund t’i duronte me gjatë gënjeshtrat e sulmuesit të Juventusit.“Popullariteti dhe vajzat që qëndronin në radhë për t’u lidhur me të e shkatërruan historinë tonë.
Ai gjithmonë e ka mohuar që ka patur marrëdhënie të tjera, por erdhi një moment kur nuk mund t’i besoja më, bëra gati valixhet dhe u largova.” Por modelja nuk u shkurajua, ajo lajmëroi se ka ndjekur rrugën e saj, por pa u kthyer në Argjentinë.“Gjithsesi, vendosa të qëndroja në Itali dhe t’i luaja të gjitha kartat.
Më pëlqen shumë të punoj në televizion. Ky vend u ka sjellë fat shumë modeleve argjentinase, si Belen Rodriguezit apo Wanda Naras. Ndoshta edhe unë do të kem fatin e tyre.”Antonella po korr frytet e para të ambicies së saj.
Ajo tregon se ka një projekt ambicioz.“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu, veçanërisht si pjesë e projektit “Working in Abu Dhabi.”Së shpejti, ish-in e Dybalas do ta shohim në ekranin e madh, përgatiti Express. (b.an)