• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anton Nikë Berisha sjell në Shkup profilin njerëzor e intelektual të Anton Çetës

by Java News
22/12/2020 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi me fat si komb që e patëm një figurë kaq rrezatuese në planin njerëzor e intelektual, siç ishte Anton Çeta, i cili, siç na del edhe nga ky libër i thuktë dhe mjaft përmbajtësor i prof Anton Nikë Berishës, shqiptarëve iu erdhi kjo figurë gati si një hyjni, atëherë kur autonomia e Kosovës po rrënohej dhe po zhbëhej nga regjimi i Beogradit dhe kur popullit të traumatizuar i duhej një terapi shpirtërore, që do ta bënte të ndjente afërsinë e njëri tjetrit

Dr. Skender Asani

Anton Çeta nuk ishte një pleqnar i zakonshëm. Ai, siç rezulton edhe nga libri që po e promovojmë sot –  ‘Vepra e Anton Çettës përligj qenësinë e trashëgimisë sonë’, e autorit Prof. dr. Anton Nikë Berishe,  ishte filozof i pajtimit kombëtar dhe vetëm duke qenë si i tillë ai u bë legjendë e gjallë në kujtimet e njerëzve, të cilët kur flasin për periudhën e pajtimit të gjaqeve, në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar,  pashmangshëm e përmendin edhe emrin e prof Anton Çettës.

Ky emër shënon epokën më të ndritshme të mirëkuptimit brendakombëtar dhe si i tillë është sinonim i njeriut fjalë urtë e mendje ndritur, dy komponenta këto që Anton Çeta i përdori në terrenin e vështirë të hasmërive në mes të shqiptarëve.

Mirëpo, siç e thotë edhe prof. Anton Nikë Berisha, në librin që sot kemi në duar,  vetëm kjo nuk mjaftonte. Për ta bindur personin që ta falë gjakun duhej ditur se cilat fjalë dhe në cilin çast duhej të përdoreshin dhe në ç’mënyrë duhej të thuheshin. Nga ky libër mësojmë gjithashtu se kur Anton Çeta i hynte brenda një familje për t’ia falur gjakun, ajo e kishte vështirë ta kthente mos t’ia falte dhe ka pasur raste që njerëzit kanë shtruar edhe këtë kusht: “Nëse e fal gjakun, ia fal vetëm Anton Çettës”.
Jemi me fat si komb që e patëm një figurë kaq rrezatuese në planin njerëzor e intelektual, siç ishte Anton Çeta, i cili, siç na del edhe nga ky libër i thuktë dhe mjaft përmbajtësor i prof Anton Nikë Berishës, shqiptarëve iu erdhi kjo figurë gati si një hyjni, atëherë kur autonomia e Kosovës po rrënohej dhe po zhbëhej nga regjimi i Beogradit dhe kur popullit të traumatizuar i duhej një terapi shpirtërore, që do ta bënte të ndjente afërsinë e njëri tjetrit. Zatën historikisht, shqiptarëve para çdo furtune të madhe iu ka parapri pajtimi kombëtar dhe kjo s’kishte të ndodhte ndryshe edhe me Kosovën e viteve nëntëdhjetë, atëherë kur ndodhën shumë ndryshime politike, por edhe përgatitje të asaj që do të ndodhte në fund të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar, kur rezistenca e armatosur  detyroi ndryshimin e rrethanave në favor të lirisë dhe pavarësisë   së Kosovës.

Këto dhe mendime të tjera të imponohen posa ta kemi lexuar librin që kemi në duar  të cilin ITSHKSH ka nderin ta promovoj sot dhe në këtë mënyrë, ndoshta krejt rastësisht, pikërisht ky botim i prof. Antonit vjen edhe si perde që mbyll skenën e këtij viti kalendarik. Jemi shumë të gëzuar që kjo kështu ndodhi, mbase edhe për faktin se, miku ynë,  prof. Antoni ishte me ne gati gjatë gjithë vitit që po lëmë pas, kurse vepra që ndodhet këtu para nesh, mund të jetë dhurata më e mirë që mund të të bëjë një mik.

Uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke sjellë për publikun edhe vepra të tjera, ku firma e autorësisë së prof. Anton Nikë Berishës do të jetë garanca më e mirë e rrugëtimit tonë në drejtim të duhur.

 

Shkup, 22 dhjetor , 2020

 

(Fjalë në promovimin e librit ‘Vepra e Anton Çettës përligj qenësinë e trashëgimisë sonë’, e autorit Prof. dr. Anton Nikë Berishe)

 

Next Post
“Neymar i ka dyert e hapura te Barcelona, por fillimisht duhet të kërkojë falje”

"Neymar i ka dyert e hapura te Barcelona, por fillimisht duhet të kërkojë falje"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In