• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antitrupat tek personat që kanë kaluar COVID/ Epidemiologu: Qëndrojnë së paku tetë muaj

by Java News
25/12/2020 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse kemi kaluar Covid-19 për sa kohë jemi të imunizuar?! Kjo është pyetja që vazhdon të mundojë ata që kaluan rishtazi virusin e shumë të tjerë që përballen me rrezikun.

Studimi më i fundit që ka zgjatur për 241 ditë, ose tetë muaj, ka vërtetuar që përgjatë gjithë kësaj kohe, personat e marrë në studim për antitrupat. Lajmin e mirë e jep mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti.

“Ne mund ta injorojmë natyrën, por megjithatë jemi pjesë e saj dhe ajo nuk mban mëri. As nuk harron. Kështu ndodhi edhe me debatin mbi kohëzgjatjen e imunitetit kundër Sars Cov-2, te personat që e kalojnë atë. Mirëpo natyra bën punën e saj, pavarësisht nga paaftësia jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj! Ne mund të harrojmë, por natyra kujton. Kështu vepron edhe sistemi ynë imunitar. Kujton!”, shkruan eksperti i shëndetit publik në një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke e mbështetur paragrafin e mësipërm me studimin më të fundit, rezultatet e të cilit dolën dy ditë më parë në prestigjiozen “Science Immunology”.

“Në studimin e freskët nga shtypi, autorët e institucioneve të shquara kërkimore australiane demonstrojnë qartësisht se të gjithë individët krijojnë qeliza B kujtese kundër Sarscov-2. Qelizat B të kujtesës ishin të pranishme deri në fund të studimit (242 ditë)”. Sipas Alimehmetit, ky është studimi më i gjatë i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së imunitetit kujtesë deri më sot, pasi vetë pandemia ka zgjatur rreth dhjetë muaj deri më sot dhe autorët kanë studiuar ecurinë e imunitetit për tetë muaj deri tani. Kjo gjetje, për numrin 2 të Fakultetit të Mjekësisë, është lajm shumë i mirë, veçanërisht për personat që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, i cili mund të jetë edhe sinjal pozitiv për programin e vaksinimit. “Pra, ne, miqtë e mi mund të mos e njohim plotësisht apo të zgjedhim ta harrojmë natyrën, por kjo e fundit na njeh mirë dhe kujton… kujton gjithmonë”, citon Alimehmeti duke kujtuar rrjedhën e debateve në këto muaj mbi kohëzgjatjen e imunitetit te personat që e kalojnë virusin.

Sipas tij, e gjithë biseda u fokusua në mënyrë të mysët vetëm mbi praninë dhe nivelin e antitrupave qarkullues “IgM” dhe “IgG”, interesi iu kushtua kohëzgjatjes së pranisë së tyre në gjak, çka solli panik që ky nivel binte pas disa muajsh.

E gjitha kjo, duke harruar dhe lënë pas mënyrën se si funksionojnë mekanizmat imunitarë. Studimi foli ndryshe. Në gjithë kohëzgjatjen e tij, sistemi imunitar e njohu virusin.

Në kushtet kur nuk jemi në gjendje të masim imunitetin, sipas mjekut, mohuam vetë atë, duke e zeruar. Por këtë gjë nuk e bëri natyra, “pavarësisht nga natyra jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj”, nënvizon Alimehmeti.

g.kosovari

Next Post
Gjykata lë në burg Elona Kaleshin/ Copëtoi prindërit e ish-të dashurit për 40 mijë euro

Gjykata lë në burg Elona Kaleshin/ Copëtoi prindërit e ish-të dashurit për 40 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In