• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Antishpifja është skandaloz”/ Ngjela: E kthen AMA-n në një gjykatë, Rama nxori ligjin që t’i shpëtojë tmerrit që e ka pushtuar

by Java News
17/12/2019 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24” tha se asnjë nga politikanët e sotëm nuk do i shpëtojë reformës në drejtësi.

Ngjela theksoi se edhe Rama ka nisur të ndjejë frikën e reformës, e prandaj ai bën ligjin antishpifje, me qëllim që të heqë vëmendjen nga tmerri që e ka pushtuar.

“Mendoj se goditja penale për rastin e tërmetit do të ecë. Mesa pashë unë gjykata la në burg të gjithë ata që kërkoi Prokuroria. Nuk mund të shkosh dot te rangjet e larta, sepse i kapshmi direkt është ai që është më i ulti në shkallë. Kjo sepse gjykata merr përgjegjësinë direkt. Rama tenton që të shmang vëmendjen. Unë s’kam parë ndonjëherë kryeministër që të ecë nëpër rrugë, viziton fëmijët, sikur është kryetar pionerësh. Ikën këtej-andej, i bie kërkon të fshehë diçka. Nëse tenton të fshehë diçka, nëse do të shmangë të vërtetën, atëherë të jap të dorëheqjen. Ramën e tremb e vërteta prandaj ka vendosur ligjin antishpifje. Këta nuk kanë perspektivë, janë të ndaluar të gjithë në karrierën e vet. SPAK ka bërë që Prokuroria të ecë valë-valë. Rama po tenton ta bëjë si Enver Hoxha, për të ndaluar zërin e mediave. Edi Rama ka humbur ekuilibrin dhe ka frikë. Frika është se në këto momente që Rama pësoi dëmin e madh. Edi Rama është vetë i implikuar me mafien dhe prandaj ka frikë”, deklaroi Ngjela.

Spartak Ngjela theksoi se antishpifja është një ligj skandaloz, kurse ka shtuar se ky projekt-ligj e kthen AMA-n praktikisht në një gjykatë.

“Është skandal. E kanë kthyer AMA-n në gjykatë. Ajo që ky i thotë shpifje, ka karakter juridik. Këta nuk e kuptojnë shpifjen. Nëse ti ke thënë diçka dizinformuese në publik, po ke bërë gabim, por jo pse them kritika ndaj qeverisë. Në demokraci nuk ka 3 pushtete, por ka 4. AMA është e trembur, nuk la asnjë stacion të flasë. Nuk ka kryeministër që ka hapur televizionin e vet. As Berluskoni nuk e ka bërë që ka pasur gjigandë mediatik. Rama ka dhunuar të drejtën e lirisë së fjalës. Ndërtesat kanë rënë sepse ka bashkëpunuar qeveria me mafiet”, tha Ngjela.

Spartak Ngjela nënvizoi se Ambasada Amerikane ka vendosur disa emra në listë, se këta persona kanë frikë nga reforma.

“Fakti që Amerika ka vendosur disa emra në listë, tregon se këta persona padyshim kanë frikë. Vijmë tek goditja. Doli para disa ditësh Ambasada Amerikane dhe tha do të vazhdojë goditja. Madje, ambasada përmendi edhe peshqit e mëdhenj. Ambasada nuk jep dot emra, përpos sistemit në drejtësi, sepse nuk e bën dot për momentin. Korrupsioni në Shqipëri është i tmerrshëm. Këtu ka qenë korrupsioni i madh. Me politikanët nis reforma në drejtësi”, u shpreh Ngjela./balkanweb

g.kosovari

Next Post
Në sitën e Vettingut prokurori që ishte shënjestër e atentatit, Ndoja duhet të justifikojë pronat e shumta dhe lidhjet me ‘Rrumin’ e Shijakut

Në sitën e Vettingut prokurori që ishte shënjestër e atentatit, Ndoja duhet të justifikojë pronat e shumta dhe lidhjet me ‘Rrumin’ e Shijakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In