• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antimitingjet që po shpëtojnë Bashën nga berishizmi

by Mero Baze
16/01/2022 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Jo rastësisht antimitingu I parë I enveristëve ndodhi në Tropojë në Janar të vitit 1991. Qyteti nga I cili kishin dal dy liderët e rinj të Partisë Demokratike, ishte revoltuar pasi “dy besëprerët” e Partisë, kishin turpruar Tropojën. Sidomos Saliu që partia e kishte çuar në shkollë, e kishte bërë doktor dhe I kishte besuar edhe shëndetin e udhëheqjes.

Ky ishte mentaliteti shfajësues me të cilën nisën antimitingjet enveristët në Shqipëri. Është I njëjti argument dhe  e njëjta mendësi e enveristëve të rinj të vitit 2022, të cilët pasi humbën betejën e 8 janarit, tani e kanë degraduar lëvzijen e tyre në antimitingje enveriste.

Por a e dëmton Partinë Demokratike ky fenomen?

Nëse ka një gjë që në fakt ndihmon procesin e percipitimit të së keqes dhe ndarjes nga një kulturë politike që i takon komunizmit është pëkërisht simptoma e antimitingjeve.

Përfytyroni tani që në çdo qytet që do të shkoj Lulzim Basha, Sali Berisha do të organizoj 20 vetw ta presin me thirrrjet “Basha ik”. Kjo do të krijoj listën e njerëzve komik të qytetit, të atyre që do të konfrontohen fizikisht për Sali Berishën me miqtë e kolegët e tyre të disa muajve më parë. Shumë gjëra tragjike dhe dramatike janë harruar nga viti 1991, por gjërat komike nuk janë harruar ende. Dhe ato lidhen vetëm me antimitingjet e enveristëve. Qindra njerëz më pas u ka ardhur turp nga ajo që kanë bërë, janë përpjekur të fshehin ngjarjen apo disa si Buajr Nishani të ndërrojnë dhe mbiemrin, por ana komike e asaj që ka ndodhur me bustin e Enver Hoxhës në krah nuk ka ikur.

Kështu do të ndodh dhe me antimitingjet e Berishës. Të lusim zotin që ai ti bëj ato qytet më qytet ku shkon Lulzim Basha, që qytet më qytet, të jetë e qartë ndarja mes tij dhe qytetit, mes kulturës berisshiste dhe kulturës qytetare dhe mes të tjerash mes njerëzve që e përfaqësojnë Sali Berishën.

Ata që do të marin përsipër “antimitingun” natyrisht do jenë symbol I tij në atë qytet dhe nuk ka më mirë se sa simbol I tij në çdo qytet të Shqipërisë të jenë kategori të tilla të degraduara njerëzish.

Sot disa nga ata që bën antimingtun e parë në Tropojë janë në ekipin e Foltores së Sali Berishës si organizatorë. Një prej tyre madje është koka që urdhroi antimintingun. Ata të shkretët që dolën në të ftohtin e 11 Janarit 1991, të protestonin kundër themelimit të PD si prerje në besë e partisë nga Tropoja, janë fshehur për 30 vjet mos t’ua kujtojë njeri.

Ndaj këta që marrin pjesë në antimitingjet e Berishës, thjesht duhen filmuar dhe fotografuar që të mos harrohen. Duhen publikuar me humor dhe keqardhje. Është ndoshta nderi I fundit që Sali Berisha po I bën Lulzim Bashës, I pa vetdijshëm që po e diferencon nga plehrat dhe historitë e tij linçuese. Ky është në fakt Berisha i vërtet, një njeri banal, që e ka nisur karrierën prej antimitingjeve enveriste dhe po e mbyll me antimitingjet e veta. Së paku në një pikë nuk I tradhëtoi enveristët. Ua mbajti gjallë traditën.

Next Post
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Pol i tretë në PD? Kadilli thirrje demokratëve: Shkëputuni nga Berisha, të krijojmë një projekt të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In