• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antiligjorëve po u vjen fundi….

by Artur Ajazi
15/05/2020 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një histeri e padëgjuar, një kundërshti e pazakontë, një grup emrash të pak të njohur dhe të panjohur, madje duke patur në krah edhe kryetarin aktual të shtetit, janë ngritur kundër institucioneve, kundër ligjit, kundër vendimeve kolegjiale të një apo disa strukturave shtetërore. Një histeri kolektive, e stimuluar dhe dirigjuar fatkeqësisht nga ish-pushtetarë “me kordele” dhe sot milionerë, e drejtuar nga ish-aktorë dhe aktorë të dështuar, që gjithë jetën e kanë shtyrë tek kafja e teatrit, një marrëzi njerëzore, e cila ka një prapavijë të hapur dhe të pastër politike.

Janë ngritur sot kundër ligjit, ata që ikën nga pushteti me mbi 1 milion vota, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve, ata që kanë gjithë jetën që nuk bëjnë dot, as rolin episodik, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve ligjore, ata që kanë marrë dhe futur në xhepa me qindra herë sponsorizime për “skenarë dhe spektakle” dhe nuk i kanë realizuar kurrë.

Ky është kontigjenti që ka dalë sot kundër ligjit ( dhe jo pro Teatrit Kombëtar) sepse atyre u intereson më tepër se çfardo tjetër, kaosi, anarshia, dhuna, gjaku, tmerri, thirrjet antiligjore, rrëmuja, dhe padyshim u duhet edhe Lulzimi, tek kalon natën bashkë me ata, duke deklaruar dhe kërcënuar policët, që kanë bërë dhe po bëjnë vetëm detyrën. Të zbatosh ligjin, sot është detyrim për cilindo, duke nisur nga kryetari shtetit (që aludon të tjera gjëra) dhe duke vazhduar pastaj me këdo tjetër, deri tek polici që ruan dhe zbaton ligjin.

Sikur Edi Rama, të mos kishte këmbëngulur për gjithçka ka arritur deri sot qeverisja e tij, nuk do të kishim as qytete të transformuara, as fshatra të ndryshuara totalisht, as superstrada të përfunduara, as parqe dhe lulishte të reja, madje dhe as këtë situatë inkurajuese pas karantinës tre mujore e cila ka dhënë rezultate pozitive, për jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Dhe kjo falë zbatimit me korrektësi e ligjit, dhe asgjë tjetër.

Ata që sot kanë dalë kundër progresit, kundër një investimi që do ti ndryshojë totalisht fytyrën godinës ku aktrohet, janë jo vetëm pakica, janë jo vetëm një grup personash “mbrapa liste” por ata janë grupimi legal i antiligjorëve. Ata janë ngritur, dhe po ngrihen edhe sot, si gjithmonë kundër zbatimit të ligjit, ata ngrihen me komandë gjithmonë kundër gjithçkaje të re, që nis dhe merr rrugë për të ardhmen e qyteteve dhe qytetarëve. Ata ngrihen gjithmonë kundër çdo vendimi nga këshillat bashkiake, kundër çdo VKM-je, kundër çdo investimi, që shemb të vjetrën e rrënuar dhe ngre të bukurën, komoden, funksionalen, bashkohoren.

Ata janë antiligjorët, janë kërcënuesit, paralajmëruesit, dhunuesit e ligjit, ata janë ushtarët dhe bajraktarët e fundit, të një Shqipërie që po ndryshon dhe po bëhet gati për tu anëtarësuar denjësisht në BE. Ata duan ta pengojnë me çdo çmim, dhe çdo kusht progresin sepse duan pushtetin, ata duan me çdo mjet të ringjallin kaosin dhe duan viktima edhe në teatër, sepse çdo fjalë dhe fjali e tyre lidhet vetëm me dhunën. Ata janë antiligjorët e fundit, që do të na kujtojnë gjithmonë të keqen, të ligun, mesjetarin, të pagdhendurin….

Next Post
Manastirliu poston videon apel për qytetarët, stafi i Pediatrisë QSUT: Respektoni rregullat që t’ja dalim kësaj situate

Manastirliu poston videon apel për qytetarët, stafi i Pediatrisë QSUT: Respektoni rregullat që t’ja dalim kësaj situate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In