• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Anti-Merkel, ksenofobja Petry këshillon: T’u biem emigrantëve

by Java News
14/03/2016 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo është triumfatorja e zgjedhjeve lokale gjermane.

Frauke Petry dhe Angela Merkel kanë diçka të përbashkët. Janë të dyja nga ish-Republika Democratike Gjermane e erës sovjetike.

Dhe të dyja kanë qenë të afta të ngjiten në krye të partive të tyre pa parë në fytyrë askënd, madje as ata që i ndihmuan të arrijnë në majë.

Ylli i ri i politikës së Berlinit, 40-vjeçarja Frauke Petry vitin e kaluar ia doli mbanë të mundë Bernd Lucke, themeluesin e partisë populiste të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) duke ndjekur linjën anti-euro.

Tani po fiton mijëra votues të rinj duke goditur edhe Angela Merkelin në pikën e saj të dobët: emigracionin.

Petry këshillon që çdo familje gjermane të bëjë nga 3 fëmijë dhe flet për nevojën e përdorimit të armëve nga policia për të ndaluar emigrantët që në kufi.

Deklaratat kanë shkaktuar skandal por edhe vëmendjen e medias, e domosdoshme për rritjen e partisë.

Duke komentuar shifrat e votimit të kësaj të diele Petry e thotë qartë:

“Zgjedhësit prisnin një forcë politike si e jona. Një parti opozitare që parlamenti gjerman dhe parlamentet regjinonale nuk e kishin njohur kurrë më parë”.

Dhe shton: “Do vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë. Edhe prej aty mund të lëvizen gjërat fort. Partitë e mëdha të reflektojnë për rënien dramatike të votave”.

E lindur në Dresden, nënë e 4 fëmijëve, shtatshkurtër, fytyrë e freskët, jo shumë e trukuar,

Pëlqen të vishet thjesht por ka habitur shumëkënd në debutimin e saj me “elitën e politikës” gjermane nëntorin e kaluar ku u paraqit me një veshje elegante të gjatë në Ballon e Madhe të Shtypit në Berlin, me misionin për të bërë partinë e saj “të besueshme”.

Objektivi i saj tashmë është elektorati i moderuar për t’u rritur akoma.

Pretendon se Le Pen në Francë është “shumë socialiste” për shijet e saj.

Një zgjedhës megjithatë e ka humbur: ish-burri i saj teolog dhe pastor protestant në Saksoni kohët e fundit mbron me vendosmëri linjën e mikpritjes së refugjatëve dhe sapo është regjistruar në CDU-në e Angela Merkel.

Next Post

Sarandë, konfliktohet për prona me 2 persona, 24 vjeçari tenton ti shtypë me makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In