• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Anti-KÇK zbret në terren, të dyshuarit sot plotësojnë formularët për të justifikuar pasurinë

by Java News
03/02/2020 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalët dhe vendimet sot i lënë vendin veprimeve konkrete. Anti-KÇK-ja zbret në terren për të nisur luftën kundër krimit dhe terrorizimit. Efektivët e OFL-së, Operacioni Forca e Ligjit, e cila është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje del në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Por si do të bëhet kjo dhe cfarë pritet që konkretisht të ndodhë sot? Referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama dje, që bëri prezantimin e paketës nga reparti RENEA, sot parashikohet që të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve.

Gjithcka do të nisë sot me një formular që struktura e re do u dërgojë kriminelëve brenda apo jashtë burgut për të justifikuar pasurinë. Më pas ky formular i dërgohet SPAK-ut që duhet të shprehet për 15 ditë dhe po kaq gjykatës. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë mbyllet brenda muajit, shkruan “shqiptarja.com”.

Por cfarë ndodh kur lindin dyshime mbi vendimin e gjykatës? Për këtë kryeministri u shpreh se shteti (Propozon ministria e Drejtësisë vendos KLP ose KLGJ) mund të kërkojë pezullimin e gjyqtarëve nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. Megjithatë ai paralajmëroi edhe pjesën tjetër, që i ka nxjerrë jashtë venttingu, kur tha se ashtu si kriminelët tani, edhe ata një ditë do të përgjigjen për gjithçka që kanë. Përveç atyre që janë në burg apo hetim, në sitën e anti-KÇK-së do të jenë edhe ata që u akuzuan dhe gjykata, sipas tij e korruptuar i liroi dhe u ktheu pasurinë.

Kryeministri ishte i qartë, kur tha dje se do të shkojë në favor të policisë, për rritje rrogash dhe modernizim. Gjithashtu edhe makinat e blinduara të kriminelëve, për të cilat Rama tha se nuk meritojnë të hipin as mbi gomar, pasi e fyejnë. Akti Normativ dje u përshëndet edhe nga SHBA dhe BE. /e.s/

Next Post
Gratë e Horoskopit, me të cilat burrat dashurohen menjëherë

Këto shenja do kenë surpriza/ Si parashikohet horoskopi për ditën e sotme, e hënë 3 shkurt 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In