• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anti-institucionalizmi “rithemelues”

by Toni Gogu
08/12/2024 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Toni Gogu

Çdo të enjte, para se të futem në Sallën e Seancave Plenare, kaloj pranë përmendores së Pjetër Arbnorit. Nuk e kam njohur personalisht, por me shumë vëmendje kam dëgjuar bashkëkohës të tij. E përshkruajnë si një burrë të përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë, një shkrimtar dhe intelektual që vuajti për dekada në burgjet e komunizmit pa e cënuar integritetin e tij. Kjo vepër në vetvete meriton nderim të veçantë.

Pas lirimit, ai kontribuoi në jetën publike dhe politike, duke shërbyer deri si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Historia jo shumë e largët e ka fiksuar Arbnorin si një mbështetës të palëkundur të demokracisë dhe institucioneve të reja. Në kujtesën politike mbetet simbol edhe për aktin e tij të guximshëm: grevën e famshme për mbrojtjen e fjalës së lirë në median publike. Kjo grevë çoi në miratimin e amendamentit nga shumica socialiste e kohës, që sot njihet si “Amendamenti Arbnori”, duke garantuar pavarësinë institucionale të Radiotelevizionit Publik Shqiptar nga ndërhyrjet politike.

Ka shumë gjasa se për “rithemeluesit” e Partisë Demokratike, Pjetër Arbnori përfaqëson një tjetër lloj morali. Jam i bindur se respektin dhe përkushtimin e tij ndaj institucioneve dhe dialogut konstruktiv e shohin si dobësi, e jo si virtyt. Për “rithemeluesit”, të qenit pjesë e institucioneve që ata i konsiderojnë të korruptuara është një shenjë turpi, jo dinjiteti.

Dallimi thelbësor mes burrave të djeshëm si Arbnori dhe “rithemeluesve” të sotëm të Berishës qëndron në qasjen ndaj institucioneve. Për një institucionalist, njerëzit themelojnë institucione dhe formohen prej tyre. Familja është institucioni më i lashtë. E me pas vijnë sinagoga, kisha e xhamia. Vijojnë me pas çerdhja, kopshti e shkolla. Ndërmarrja private apo shtetërore është një institucion. Për të ardhur te zyra e shtetit. Nën parimet dhe standartet e këtyre institucione ne zhvillojmë karakterin tonë. Zhvillojmë ndershmërinë, dhembshurinë, përgjegjshmërinë, durimin, përkushtimin, besnikërinë, pjekurinë etj. Prindi na themelon në ndershmëri dhe dhembshuri. Edukatorja dhe mësuesja na përçojnë edukatë dhe disiplinë. Gjyqtari i mirë na mëson si të zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën. Besimtari i mirë mishëron dashurinë për të afërmin. Thënë këtë, të gjithë ata që besojnë te këto institucione e dinë se sado të mira e të shenjta ato kanë nevojë për ripërtërirje. Dhe pavarësisht nevojës për t’u ripërtërirë, institucionet për ithtarët e tyre mbeten gjithmonë të ligjshme dhe të domosdoshme për shëndetin e shoqërisë.

Nga ana tjetër, morali i Rithemelimit i sheh të gjithë besimtarët dhe mbrojtësit e institucioneve, siç ishte edhe zoti Arbnori, si servilë apo skllevër të sistemit. Sipas një “rithemeluesi” nëse je themeluar në karrierën tënde në institucione dhe përmes tyre, duke respektuar e zbatuar rregullat, je thjeshtë pjellë e sistemit të korruptuar. Madje shtetarët dhe institucionalistët e sotëm, sipas “rithemeluesve” u shërbejnë dhe mbrojnë struktura të kalbura dhe të kapura nga “horrat” dhe “mercenarët”. Nuk e di si ndihet Arbnori i heshtur në oborrin e Parlamentit kur sheh heroin e zhurmshëm “rithemelues” që sfidon institucionet, që shkel rregullat dhe është gati për dyluftim fizik. Për Berishën dhe “rithemeluesit” e tij, njerëzit që përfaqësojnë drejtësinë e re si Prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e GjKKO-s, si gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë “puçistë”, “kriminelë”, dhe “ndrikulla të rrezikshme”. Pra, sot nëse je në telashe me ligjin dhe me drejtësinë, je kandidat për të qenë heroi “rithemelues” në luftën me sistemin e kalbur.

Në fillim “Rithemeluesi i Madh” përmbysi moralin. Ndaj ashtu përmbysur, natyrisht që një politikan i zhytur në skandale duket më i besueshëm se robi i ndershëm. Po nga këndvështrimi i përmbysur, lideri pavarësisht përballjes me akuza për korrupsion madhor apo shpërdorim detyre është simboli i “burrërisë” dhe “guximit”, se u përball me sistemin. E sipas kësaj logjike, nëse një prokuror i SPAK regjistron akuzë, ai është “i shitur” dhe “mercenar”. Pasi përmbysi moralin, pasi u hidh në sulm ndaj shoqërisë së institucionalizuar, atëherë “Rithemeluesi i madh” filloi të shpërndajë medalje nderi për të gjithë ata që iu bashkuan reaksionit anti-institucionalist.

Përplasja me institucionet, qofshin ato të pushtetit gjyqësor, apo ekzekutiv apo edhe vetë pushtetit ligjvënës, nuk është thjeshtë një telendari poltike deri në kufijtë e marrëzisë,, por është një betejë për moralin dhe të ardhmen e shoqërisë. Në ditët, javët, muajt dhe vitet që do të vijnë, do të shohim sulme të vazhdueshme mes shqiptarëve institucionalistë që duan të ripërtërijnë institucionet nga brenda dhe “rithemeluesve” që duan t’ua vënë flakën nga themelet. Kjo betejë do të zhvillohet jo vetëm për drejtësinë, por edhe për arsimin, për administratën publike dhe për vetë strukturat e demokracisë.

“Rithemeluesit” e kanë një avantazh: atë të prishjes dhe shkatërrimi. Pasi është më e lehtë të prishësh, djegësh e shkatërrosh sesa të themelosh, ndërtosh, reformosh. E të lodhurit nga dështimet dhe korrupsioni afro njëqind vjeçar, i josh të priren të besojnë te radikalizmi i dhunshëm që u premton revolucion dhe jo ripërtëritje.

Ndërkohë, historia kokëfortë na dëshmon se karakteri është përcaktues. Narcisistët, hileqarët dhe shkatërrimtarët mbërrijnë shumë shpejtë në fundin e tyre vetëshkatërrues. Ndërsa ndërtimi dhe reformimi i shtetit është i vështirë dhe kërkon përkushtim të gjatë e të ndershëm.

Të gjithë besimtarët dhe mbrojtësit e institucioneve duhet të frymëzohen nga figurat shtetndërtuese dhe të kuptojnë mirë amanetin e tyre: ndryshimi i vërtetë vjen nga ata që e duan këtë vend dhe institucionet e tij, jo nga ata që synojnë t’i djegin për të ndërtuar një pushtet personal mbi hirin e tyre. Pyetja që duhet të na mundojë është: si dotë donim të ngjanin fëmijët tanë? Reformatorë që nderojnë përkushtimin ndaj shërbimit publik apo zjarrvënës që betohen të shkatërrojnë gjithçka?

Beteja për zemrat dhe mendjet e brezit të ardhshëm sapo ka nisur. /a.m.

Next Post
Vlorë, dy të rinjtë sajojnë aksidentin për të përfituar nga siguracionet (VIDEO)

Vlorë, dy të rinjtë sajojnë aksidentin për të përfituar nga siguracionet (VIDEO)

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    Dua disiplinë dhe zbatim rigoroz të Kushtetutës së Shqipërisë …por zoti Gogu…dhe ju,mini ministrat, deputetët tanë a nuk i keni shkelur ligjet humane kur merrni nga mundi dhe djersa e popullit të varfër shqiptar edhe bukën e tyre të gojës?! Kujto kush kanë qenë të parët e t’u në fshatrat e Tiranës…shiko mjerimin migjenian që është ulur këmbëkryq në shtëpitë e varfëra të shqiptarëve…Mos dërdëllit,por ule kokën,turpërohu nga rrogat e tua të majme…dhe …jep dorëheqjen…Qeverisja është Dinjitet Kombëtar Kurse Ti dhe shpurabjote e degjeneruar,jeni: Turpi Kombëtare…

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Dua disiplinë dhe zbatim rigoroz të Kushtetutës së Shqipërisë …por zoti Gogu…dhe ju,mini ministrat, deputetët tanë a nuk i keni shkelur ligjet humane kur merrni nga mundi dhe djersa e popullit të varfër shqiptar edhe bukën e tyre të gojës?! Kujto kush kanë qenë të parët e t’u në fshatrat e Tiranës…shiko mjerimin migjenian që është ulur këmbëkryq në shtëpitë e varfëra të shqiptarëve…Mos dërdëllit,por ule kokën,turpërohu nga rrogat e tua të majme…dhe …jep dorëheqjen…Qeverisja është Dinjitet Kombëtar Kurse Ti dhe shpura jote e degjeneruar,jeni: Turpi Kombëtare…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

March 9, 2026
Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

March 9, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In