• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Anti-informaliti/ Gjokuta: Pas karburantit, aksioni vijon me pijet alkoolike, kafenë dhe cigaret

by Java News
27/08/2019 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të luftës kundër informalitetit në fushën e hidrokarbureve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të bëjnë të ditur së shpejti gjetjet kryesore, duke përmendur edhe secilin nga operatorët që është gjetur me shkelje dhe penalitetin përkatës. Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, në një intervistë televizive, ndërsa theksoi se “kontrollet kundër informalitetit do të vijojnë jo vetëm në fushën e hidrokarbureve, por edhe në atë të cigareve e duhanit, pijeve alkoolike dhe të gjitha produkteve të akcizës”.

“Kemi nisur një kontroll sektorial për tregtimin dhe prodhimin e karburanteve nga momenti i shitjes me shumicë dhe importit deri në shitjen me pakicë drejt konsumatorit final. Kjo analizë ka dashur kohën e vet, ndaj dhe kemi pasur kujdes të mos përmendim emra, sepse është proces që zgjat dhe çdo subjekt ka të drejtën e apelimit. Por, me mbylljen e gjithë kontrollit, javën e ardhshme bashkë me Ministrinë e Financave, do të japim gjetjet kryesore duke përmendur edhe secilin nga operatorët që janë gjetur me shkelje dhe penalitetin përkatës”, tha Gjokuta.

Drejtori i Doganave tha se informaliteti në mënyrë ciklike mund të tkurret apo të rigjallërohet, por është ende prezent në ekonomi, ndaj duhet luftuar. “Në gjykimin e administratës tatimore 3 janë elementët kryesorë në luftën kundër informalitetit: integriteti i punonjësve, niveli i trajnimit apo edukimit të tyre dhe politikat motivuese apo ndëshkuese që vetë institucioni aplikon ndaj tyre”.

Për çdo rast me shkelje, sipas Gjokutës, nuk është vetëm subjekti ai që penalizohet, por edhe të gjithë personat përgjegjës brenda administratës doganore që rezultojnë me shkelje.

“Kemi shumë raste procesesh disiplinore të nisura dhe janë marrë masa deri në largim nga detyra të çdo inspektori apo doganieri që ka rezultuar i përfshirë apo nuk ka reaguar në mbikëqyrjen e subjekteve që ka pasur nën vëzhgim”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i administratës doganore shtoi se ligji i akcizës parashikon penalitete shumë të forta në raste shkeljesh.

“Ligji i akcizës parashikon që në rast evidentimi shkeljesh, përveç vlerës së evidentuar të munguar në buxhetin e shtetit të aplikohet edhe një penalitet që mund të shkojë nga 1 në 5-fish të detyrimit të munguar në varësi të rastit dhe përsëritjes së rastit”, tha ai.

Në 2 muajt e parë fokusi kryesor ka qenë në pjesën e karburanteve, por duket se ai do të vijojë me pijet alkoolike, kafenë, cigaret etj.

Sa i takon administratës doganore, Gjokuta tha se “në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kemi rekrutuar 54 studentë ekselence dhe po vazhdojmë edhe me rekrutimin e studentëve të rinj si dhe kemi nisur një proces të detajuar trajnimi të të gjithë punonjësve”.

Që nga marsi i këtij viti, është transferuar nga administrata tatimore, tek administrata doganore, e të gjitha detyrimeve të papaguara të akcizës, të periudhës pas vitit 2010, që janë kontabilizuar në administratën tatimore para datës 1 tetor 2012, si dhe për borxhet pas datës 1 tetor 2012, për detyrimet e akcizës që i përkasin periudhës para datës 1 tetor 2012.

Në shumën e detyrimit të papaguar përfshihen edhe kamatëvonesat e llogaritura deri në datën e plotësimit të formularit të transferimit. Llogaritja e kamatëvonesave bëhet nga strukturat përgjegjëse për analizën dhe kontabilitetin në drejtoritë rajonale tatimore.

g.kosovari

Next Post
Akuzat ndaj Gjonajt/ Hajdari: Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral

Akuzat ndaj Gjonajt/ Hajdari: Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In