• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANTI-BANALITETI/ Këshilli i Mandateve, PD s’pranon Kodin Etik të Sjelljes në Kuvend

by Java News
17/10/2017 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita, por sidomos PD, deri më tani është shquar në Kuvend për fjalor banal dhe sjellje tipike të fortësh rruge për të diktuar vullnetin e saj si pakicë në jetën parlamentare. Kjo tendëcë sjellje ka qenë lajtmotiv i saj edhe gjatë 4 viteve të mëparshme të Parlamentit. Brenda kësaj logjike PD që nga viti 2014 ka refuzuar Kodin Etik të Sjelljes në Kuvend të sjellë nga mazhoranca e atëhershme PS- LSI, dhe që vijon dhe sot të qëndrojë në kryesinë e Kuvendit dhe pret edhe votat e PD që të miratohet. Sërish PD nuk ka rënë dakord për të miratuar Kodin Etik të Sjelljes së deputetëve në Kuvend, një dokument ky minimalist që kufizon deputetët të flasin më fjalë të ndyra në Kuvend dhe të bëjnë sjellje rrugaçërore. Për momentin gjithshka është pezull pasi PD kërkon sërish kohë që ta shqyrtojë dokumentin në fjalë.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, ka zbardhur vendimet e marra ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Nga Kryesia e Kuvendit, Hysi tha se deputetët e PD nuk pranuan që të miratohej kodi i sjelljes, me pretendimin se duhet rishikuar.

Deputetja tha se ky kod është nismë e mazhorancës, së cilës i janë bashkuar dhe deputetët e LSI. Sipas saj, në fund të mbledhjes kryetari i Kuvendit i dha mundësi opozitës që të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke ftuar të gjithë grupet parlamentare dhe të gjithë deputetët të shprehin mendime për të përmirësuar këtë kod brenda dy javësh.

“Kodi i sjelljes është depozituar në kuvend në vitin 2014 dhe ka tre vite që nuk miratohet nga këshilli i mandateve. Ky kod është shumë i rëndësishëm, është një standard që e kanë të gjithë parlamentet. Është bazuar në një studim që i është bërë jetës parlamentare në Shqipëri. Këshilli arriti në përfundimin që ne nuk ishim të gatshëm ta miratonim, sepse opozita kërkoi të rishikohej. Ju vë në dijeni se ky kod është nismë e deputetëve të mazhorancës, të cilëve iu janë bashkuar edhe LSI. PD nuk i është bashkuar nismës, por në fund thanë se duhet një kod sjelljeje, por duhet parë më tej.

Kryetari i Kuvendit i dha mundësi opozitës dhe ne kemi vendosur:

Së pari: Ftohen grupet parlamentare të gjithë deputetët të shprehim mendime për ta përmirësuar brenda dy javësh.

Së dyti: U ngrit një grup pune me tre deputetë, të tre grupeve parlamentare, për të mbledhur mendime dhe për ti parashtruar.

Së treti: Kjo do diskutohet sërish në Komisionin e Mandateve.

Të gjithë bashkë, mazhorancë dhe opozitë duhet të jemi bashkë te kodi i sjelljes, për të ofruar atë që qytetarët presin”, tha Hysi.

ma.me/javanews.al

Next Post
Takimi Ahmeti-Rama: Shqipëria e interesuar për stabilitet politik në Maqedoni

Takimi Ahmeti-Rama: Shqipëria e interesuar për stabilitet politik në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In