• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Antenat ruse në Ballkan mund të çmontohen më së shpejti në Kosovë

by Java News
28/03/2022 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Heshtja e Brukselit dhe e disa kancelarive evropiane ndaj kërcënimeve serbe, është rrezikim i drejpëdrejt i stabilitetit rajonal e evropian, por edhe devalvim flagrant i përpjekjeve të SHBA për të larguar sa më shumë kufirin e ndikimit rus në Ballkan. Në Kosovë mbrohet Perendimi nga ndikimi rus dhe nëse kjo ende nuk është e qartë shikojeni Ukrainën

Nga Emin AZEMI

Kosova po sillet si shtet, kurse Serbia- si parashtet. Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës. Suspendimi i Stevanoviqit vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiqin.

Edhe Inspektorati Policor i Kosovës ( IPK ) ka konfirmuar se është duke shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, në një video-mesazh “urgjent”, të postuar në llogarinë e tij në Instagram, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “ka vendosur ta sulmojë popullin serb” në Kosovë dhe ka paralajmëruar se Serbia “do të jetë me popullin e saj”.

Vuçiqi ka marrë shkas suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, e cila ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, në Beograd, të mërkurën.

Në anën tjetër, ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin,ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe në Mitrovicë, është hapi i parë drejt luftës mes dy shteteve.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilin shqiptarët (Vulin ka përdorur termin fyes “šiptari) po e përgatisin…”

Deri tani, ende nuk ka ndonjë reagim nga Brukseli mbi këto kërcënime të hapura të Beogradit drejtuar Kosovës.

Më 24 Mars 1999 Serbia u bombardua që të mos mundet kurrë më ta kërcënojë Kosovën. Por, tani pas 23 viteve ende ka diplomat në Bruxel që mendojnë se Kosova nuk është tamam shtet. Ata ende mendojnë se Serbia ka njëfarë të drejte ta konsideroj Kosovën pjesë të saj. Ende në Bruksel ekziston njëfarë dyshimi/hezitimi se deri ku mund të shkojë fuqia vendimarrëse e Kosovës në mbrotjen të sovranitetit të saj.

Se kjo është kështu dëshmon heshtja dhe tolerimi që i bëhet Beogradit në përpjekjet e tij të hapura shantazhuese ndaj sovranitetit të Kosovës.

Nëse diplomatë të caktuar nuk e kanë bash të qartë qëndrimin e Kosovës në mbrojtjen e sovranitetit të saj, atëherë le të lejojnë që funksionarët e shteteve të tyre të marrin pjesë në mbledhjet e kryetarëve të shteteve fqinje ku merren vendime armiqësore kundër shtetit të tyre. Bie, fjala, ndonjë komandant policie, apo ndonjë kryegjyqtar i Katalonisë le të merr pjesë në mbledhjet e Presidenti francez Makron,ku do të  merren qëndrime të hapura kundër sovraniteti të Spanjës, dhe ta shohim pastaj se si do të kundërveporjnë autoritet qendrore në Madrid.

Ky aluzion vlen për spanjollin Jozef Borellin, shefin e diplomacisë europiane, i cili po parapëlqen të përdor standarde të dyfishta kur është në pyetje Serbia, duke i lejuar kësaj hapur të kërcënojë Kosovën me luftë.

Serbia ende e konsideron Kosovën si pjesë të saj, prandaj ajo insiston të mbaj zgedhje në Kosovë, duke dashur që gjeografinë e saj elektorale ta shtrijë bashkë me gjeografinë politike e hegjemoniste në gjithë territorin e Kosovës dhe në dëm të sovranitetit të saj.

Nuk na e ka marrë mendja se edhe pas 23 viteve, BE do të tregohet kaq nonshalante ndaj agresionit serb, duke mohuar në këtë mënyrë gjithë angazhimin diplomatik e ushtarak të Perendimit, sidomos të SHBA dhe NATO-s,  në çlirimin e Kosovës nga dominimi serb.
Heshtja e Brukselit dhe e disa kancelarive evropiane ndaj kërcënimeve serbe, është rrezikim i drejpëdrejt i stabilitetit rajonal e evropian, por edhe devalvim flagrant i përpjekjeve të SHBA për të larguar sa më shumë kufirin e ndikimit rus në Ballkan.

Në Kosovë mbrohet Perendimi nga ndikimi rus dhe nëse kjo ende nuk është e qartë shikojeni Ukrainën. Tash është tepër vonë për të ndërmarrë atë që duhej të ndërmirrej para agresionit rus.

Vetëm një Kosovë në NATO e mbron këtë krah të Evropës Juglindore nga furtunat shkatërruese të stepave ruse dhe sa më tepër që të neglizhohet kercënimi serb ndaj Kosovës, aq më i fuqishëm bëhet faktori rus në Ballkan.
Perendimi urgjentisht duhet të lirohet nga hijet e këqia të vendimeve të Shën Stefanit, sepse po u prolongua çështja e mospranimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe e Kosovës në NATO, Rusinë do ta kemi këmbëkryq edhe disa dekada në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Disa antena në Sofje dhe Beograd ende janë të kthyera  nga Kremlini, prandaj Perendimi e ka problem të transmetoj mesazhet euro-atlantike në këto vende.
Gjithsesi, është koha që antenat ruse në Ballkan të fillojnë të çmontohen në filialat serb në Kosovë.

 

Next Post
“Unazat janë gati, xixëllojnë”/ Ambasadori i BE: Më kanë ngacmuar dhe privatisht e publikisht, por koha për dasmën ka ardhur!

“Unazat janë gati, xixëllojnë”/ Ambasadori i BE: Më kanë ngacmuar dhe privatisht e publikisht, por koha për dasmën ka ardhur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

July 22, 2026
Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

July 22, 2026
Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

July 22, 2026
Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

July 22, 2026
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale

July 22, 2026
Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

July 22, 2026
“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

July 22, 2026
Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

July 22, 2026
Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

July 22, 2026
Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In