• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Antalia e shkretë, mungojnë rusët dhe miliona dollarë

by A R
09/12/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 300 hotele ekstravagante, me pesë yje, ndodhen në Antalia dhe gjithë zonën rreth saj, në rivierën turke, të cilat presin miliona turistë rusë që dynden çdo vit.

Përballë tyre janë ndërtuar qendra tregtare, kafene dhe dyqane bizhuterish, për t’i joshur ata edhe më shumë.

Në këtë fillim dhjetori, hotelet dhe dyqanet janë prakitikisht të shkreta. Shumica e pronarëve qëndrojnë para tyre, ulur në karrige druri, me kafe dhe cigare në duar.

Tolga Baris, 32 vjeç, është menaxher marketingu. Puna e tij është të mbushë tetë hotele luksoze

Por, Kremlini ka ndaluar qytetarët rusë të bëjnë pushime në Turqi, që kur forcat turke rrëzuan avionin ushtarak rus, pranë kufirit me Sirinë, më 24 nëntor.

“Pa turistët rusë, turizmi nuk është turizëm”, thotë Baris, i cili punon me grupin e hoteleve Limak.

Urdhëri ekzekutiv i presidentit rus, Vladmir Putin, për, siç thuhet, masat që garantojnë sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e shtetasve rusë, është lëshuar katër ditë pas rrëzimit të avionit nga një raketë turke ajër-ajër. Dekreti, pos tjerash, kërkon nga agjentët rusë të udhëtimit të pezullojnë shitjen e paketave për pushime në Republikën e Turqisë. Me dekret janë ndaluar të gjitha fluturimet çarter midis dy vendeve.

Baris thotë se nëse turistët rusë nuk vizitojnë Antalinë as gjatë muajve të verës, industria e turizmit atje do të jetë në “krizë të vërtetë”.

Por, me vazhdimin e retorikës së nxehtë midis Ankarasë dhe Moskës, nuk ka shenja për ulje të tensioneve në të ardhmen e afërt.

Për dekada me radhë, plazhet me rërë të Antalisë dhe temperaturat e nxehta kanë tërhequr rusët. Qasja e lehtë nga ajri dhe udhëtimi pa viza e kanë bërë edhe më të lehtë për ta.

Sipas të dhënave të Qeverisë turke, 3.3 milionë turistë rusë kanë vizituar Turqinë në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Turistët rusë i kanë kontribuar ekonomisë së Antalisë me rreth gjashtë miliardë dollarë çdo vit. Në shkallë kombëtare, turizmi ka gjeneruar rreth 21 miliardë dollarë për Turqinë nga muaji janar deri në shtator.

Akay Can Dagkiran, pronar i Motto Café-së, një zinxhir i restoranteve në Antali, thotë se lokali i tij do të duhej të ishte i mbushur me turistë në këtë kohë, por ja që karriget janë bosh.

“Shumica e klientëve tanë dhe shumica e turistëve në këtë zonë janë nga Rusia. Natyrisht, ata janë shumë të rëndësishëm për ne, sepse mbi 50 përqind e vizitorëve në Antalia janë rusë”, thotë Dagkiran.

Numri i turistëve rusë në Turqi ka qenë edhe më parë në rënie, pjesërisht për shkak të bllokimit të ekonomisë ruse, dobësimit të rublës dhe zbehjes së fuqisë blerëse.

Agjencitë e udhëtimit, menaxherët e hoteleve dhe autoritete të tjera parashikojnë që sezoni turistik më 2016 të jetë një humbje e madhe.

Gazi Demir, përfaqësues i shitjes në agjencinë turistike Mudem Tour në Antalia, thotë se zënka midis Moskës dhe Ankarasë ka bllokuar biznesin e tij. Ai tregon se në tri javët e fundit nuk ka regjistruar asnjë prenotim të vetëm nga Rusia.

“Tetëdhjetë përqind e këtij biznesi lidhet me turistët rusë. Të gjithë jemi të shqetësuar për të ardhmen”, thotë Demir, i cili punon në industrinë e turizmit për më shumë se 20 vjet.

Në Turqi po ashtu ndodhen rreth 70,000 migrantë rusë, shumica e të cilëve punojnë në industrinë e turizmit. Edhe ata i ndjejnë pasojat e masave ndëshkuese të Moskës kundër Ankarasë.

Next Post

Mercedes prezanton interierin e modelit E-Class 2017 (FOTO/ VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

December 27, 2025
Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

December 27, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Salianji sot takim me demokratët në Shkodër, PD mesazh anëtareve: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij (Mesazhi i plotë)

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com