• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ansi Agolli mesazh Kombëtares: Kam besim se do të fitoni, rrini bashkë!

by Java News
17/11/2020 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ansi Agolli ka komentuar ndeshjen që ekipi ynë kombëtar zhvilloi ditën e diel kundër Kazakistanit.

Në një mesazh të posaçëm për FSHF, futbollisti i njohur theksoi se kjo ishte një ndeshje jo e lehtë sa i përket aspektit psikologjik.

“E pashë me vëmendje ndeshjen kundër Kazakistanit. Mendoj se ishte një ndeshje jo e lehtë për skuadrën tonë. Nga ana psikologjike, ndeshje e ngarkuar, pasi kjo ndeshje të çonte ose jo te ndeshja e ardhshme që është kundër Bjellorusisë, që është po ashtu një ndeshje e rëndësishme.

 

Në njëfarë mënyre i kuptoj lojtarët që ishin pak të ngarkuar nga ana psikologjike, megjithatë, ata luftuan fort, dhanë maksimumin që në fund të ditës të merrnin atë që dëshironin, që ishte tre pikëshi.

Mendoj se tre pikët e kësaj ndeshje ishin gjëja më e rëndësishme e këtij objektivi. Tani është objektivi i ardhshëm që është ndeshja kundër Bjellorusisë”, – shprehet ish-kapiteni kuqezi.

Ansi Agolli ka edhe një mesazh për lojtarët, duke u shprehur se mund të arrijmë objektivin duke qëndruar dhe luajtur bashkë.

“Mesazhi im është që djemtë të qëndrojnë bashkë, të luajnë si një skuadër, të zbatojnë detyrat e trajnerit. Kur them të jenë bashkë, them i gjithë grupi, jo vetëm lojtarët që luajnë në 11-shen e parë, por edhe ata që vijnë nga pankina, sepse kjo ndeshje mund të fitohet në ndeshjen e parë, por gjithashtu mund të fitohet edhe në minutën e fundit dhe mund të fitohet edhe nga lojtarët që vijnë nga pankina.

Kështu që fryma e grupit është mjaft e rëndësishme në të tilla ndeshje dhe shpresoj dhe uroj që lojtarët të bëjnë një ndeshje të mirë dhe në fund të marrin atë që dëshirojnë dhe që është më e rëndësishme, 3 pikët, për arritjen e objektivit që ata kanë.

Kam besimin që ato do kalojnë me sukses dhe pse jo të gëzohen edhe tifozët e shumtë që skuadra ka, që vendi ynë ka. Të gëzohen sa më shumë nga arritja e këtij objektivi. Forca çuna!”- shtoi ndër të tjera Agolli në mesazhin dërguar ekipit kombëtar përmes FSHF-së.

Next Post
Veting/Prokurori Kujtim Luli përballë pyetjeve për një kredi të butë

Veting/Prokurori Kujtim Luli përballë pyetjeve për një kredi të butë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In