Zëvendësshefi i policisë në Ansbach, Roman Fertinger, deklaroi se ka indikacione se “pjesë të metalit janë përdorur në këtë mjet shpërthyes”.
Dëshmitari Thomas Debinski deklaroi se “kishte panik pas shpërthimit edhe pse disa menduan se ishte gazi që ka shpërthyer”.
“Pastaj personat duke u kthyer prapa thanë se kishte shpërthim nga një person me çantë”, i ka thënë ai televizionit Sky News.
“Pas asaj që ndodhi në Munih është shumë shqetësuese të mendosh se çfarë mund të të ndodhë afër teje në një qytet kaq të vogël”.