• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anna Kohen, lulja labe nga Izraeli!

by Java News
15/11/2022 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anna Kohen vjen nga një familje hebreje, por me krenari thotë se është puro vlonjate. Familja e saj hebreje u vendos në Vlorë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lulja e Vlorës, kështu e thërrisnin Annën të vogël, në qytetin që ajo u lind dhe kaloi fëmijërinë. Sot i ka kushtuar një libër, si një dhuratë për brezat e ardhshëm të familjes së saj, por edhe një mënyrë për të nderuar familjen shqiptare që strehoi familjen e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe gjithë shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë.

E ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zonja Kohen, foli për librin, por edhe për dashurinë dhe mirënjohjen e madhe ndaj Vlorës, dhe gjithë Shqipërisë.

“Libri është pritur shumë mirë. Titullin Lulja e Vlorës, e zgjodha sepse kur mamaja ime ishte në Vlorë kishte 4 fëmijë. Mes tyre njëra isha unë. Edhe i thoshin sa të mirë i ke fëmijët Nina, sidomos Enin, se kështu më thërrasin ata që më njohin që kur isha e vogël. Sa e mirë është Eni, Lulja e Vlorës. Kur shkruajta librin, mendova ky është një titull i përshtatshëm. Kur shkova për promovimin e librit në Vlorë, binte shi, por njerëzit ishin mbledhur të gjithë me lule të më takonin. Ishte aq emocionuese, sa nuk më pushonin lotët. Të gjithë më thonin Lulja e Vlorës.

Ne kemi jetuar në një rrugicë që të gjithë e njihnin si rruga e çifutëve. Po për ne ishte një fyerje. Na vinte keq kur na cilësonin çifut. Por ne aty kemi jetuar shumë të lumtur. Kemi qenë disa familje izraelite bashkë. Nga Janina e Greqisë, dhe ishin të gjitha familje të quajtura Romaniotë. Është një titull hebrenjsh të tjerë që ka ekzistuar që në kohën e bizantinëve, por jot ë gjithë e njohin. Prandaj unë e kam treguar me hollësi në libër.

Fillimisht të gjithë hebrenjtë u vendosën në Vlorë. Vlora kishte mundësi biznesi, por është njësoj sikurse ndodh edhe me shqiptarët jashtë vendit, një familje tërheq të tjerët. Në rrugicën tonë kush kalonte na përshëndeste. Ne kishim edhe një biznes edhe pse në kohën e komunizmit bizneset private nuk lejoheshin. Gjyshi im rregullonte rroba.

Njerëzit në atë kohë njerëzit kishin vetëm një kostum, vinin aty ndërronin ngjyrat dhe kështu krijonin një kostum të ri, sepse nuk kishin mundësi që të blinin një tjetër. Ky biznes ishte kaq i rëndësishëm që edhe shteti e la të lirë. Njerëzit vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë. Unë jam vlonjate puro.

Babai gjyshi dhe gjyshja, kanë ardhur nga Janina në Shqipëri. Në atë shtëpinë e vogël, kishte një kazan të madh dhe aty ngjyroseshin rrobat. Por përveç rrobave babai, ishte shumë i zgjuar. Panë që ishte e nevojshme për shami. Të gjithë vendosnin shami të zeza. Ata menduan një zanat të ri, të bënin shami por me ngjyra. Punëtorët ishin fëmijët. Të gjithë punonim në zanat. Vëllai im dhe unë, të dy po stamponim, babai na tha: ju do të mbaroni kur do të mbarojë boja. Afër kishim një oxhak. Të dy vendosëm që do ta mbarojmë ne bojën. Dhe e hidhnim në hi. Kështu punonim pak më pak. Këto zanate na kanë mbajtur nga ana financiare.

Kishte raste kur ata që vinin në dyqan nuk kishin para. Por babai kurrë nuk ia prishte qejfin, gjithmonë i jepte. Por edhe fshatarët, tregoheshin gjithmonë mirënjohës. Na sillnin çfarë kishin në shtëpi.

Unë e kisha peng në zemër të ndërroja emrin e rrugicës, që mbante emrin çifut. Dëshiroja të quhej rruga e hebrenjve. Kështu në një pllakë, vendosa të gjitha emrat e hebrenjve që jetonin në atë rrugicë. Ishin 10 familje. Kjo ishte ëndrra ime. Kur erdha në Shqipëri me ndihmën e ministrisë së Jashtme në 2006 kemi bërë dy aktivitete në të njëjtën ditë. E para ishte për rrugicën. Më ndihmuan shumë parodistët e Vlorës, ku u mblodh gjithë qyteti. Rruga e çifutëve ishte një ofendim për ne, tani është rruga e hebrenjve. Ëndrra ime u bë realitet”, u shpreh zonja Kohen./m.j

Next Post
“Ndryshimi nis nga…”/ Paralajmëron Meta: Aksioni opozitar do të përshkallëzohet deri në triumf!

"Ndryshimi nis nga..."/ Paralajmëron Meta: Aksioni opozitar do të përshkallëzohet deri në triumf!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com