• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankthi i afateve kushtetuese, ja kur i humbin mandatet deputetët e PD- LSI

by Java News
06/12/2018 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës kanë qenë për herë të fundit në Parlament në seancën plenare të 19 korrikut. Referuar procesverbaleve të Kuvendit, bëhet fjalë për 27 përfaqësues të popullit; si nga radhët e Partisë Demokratike, ashtu dhe të LSI-së; mes të cilëve edhe krerët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.

Më gjatë prej të gjithëve mungon nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, i cili ka braktisur aktivitetin parlamentar që prej datës 5 korrik, ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili figuron për herë të fundit në një mbledhje të Komisionit të Çështjeve Sociale, më 16 korrik.

Të gjithë këta deputetë rrezikojnë të humbasin mandatin nëse nuk kthehen në Parlament brenda dhjetorit, pasi seanca e parë e 2019-s nuk mund të mbahet me Kushtetutë më shpejt sesa e hëna e tretë e janarit, pra më 21 janar. Dhjetë deputetë të tjerë rezultojnë të kenë qenë për herë të fundit në Parlament më 23 korrik, pra ende në kohë për të shpëtuar mandatin në seancën e parë të 21 janarit.

Lefter Koka dhe Vangjel Tavo u kthyen në shtator, enkas për të rinovuar mandatin që rrezikonte t’u skadonte, ndërsa 19 të tjerë mes PD dhe LSI, pavarësisht bojkotit parlamentar kanë marrë pjesë gjatë vjeshtës në mbledhje të ndryshme Byroje, të Këshillit të Legjislacionit apo komisioneve parlamentare, duke shpëtuar kështu mandatin parlamentar.

Rregullorja e Kuvendit nënvizon se deputeti humbet mandatin nëse mungon pa arsye për 6 muaj. Në përllogaritjen e këtyre kadencave, administrata i referohet një precedenti të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila gjatë bojkotit të socialistëve vendosi të numëronte edhe pushimin parlamentar të dhjetorit atëherë, gjë që duket se vlen për gushtin në rastin e demokratëve këtë vit.

Brenda dhjetorit, Parlamenti pritet të zhvillojë një seancë ku do të vendoset për nismën kushtetuese të opozitës për “vettingun në politikë”. Kjo do t’iu lejojë PD-së dhe LSI-së që të kthehet për të votuar nismën e tyre, duke rinovuar me 6 muaj mandatet dhe pagat, pa hequr dorë nga ajo që e quajnë “marrëdhënie e kushtëzuar me Parlamentin”, ndërsa ndërkombëtarët e përkufizojnë bojkot “de facto”.TCH/a.meta

Next Post
Djali i Veliajt 2-muajsh, Ajola publikon foton e parë të vogëlushit

Djali i Veliajt 2-muajsh, Ajola publikon foton e parë të vogëlushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com