• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ankohen malazezët: Shqipëria nuk na pyeti për HEC-et në lumin Cijevna

by A R
13/09/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Podgorica thotë se Tirana nuk është konsultuar mjaftueshëm me të në lidhje me planet e saj për të ndërtuar hidrocentrale në lumin Cijevna, plane të cilat kanë zemëruar fshatarët dhe ambientalistët në Mal të Zi.

Nga Samir Kajosevic

Qeveria malazeze thotë se do t’i kërkojë Shqipërisë më shumë informacione mbi ndërtimin e planifikuar të mini-hidrocentraleve në lumin Cijevna në një takim të komisionit të përbashkët për administrimin e ujit më 19 shtator.

Qeveria të enjten tha se Shqipëria nuk i ishte përgjigjur shqetësimeve të saj në lidhje me ndikimin e mundshëm të mini-hidrocentraleve në Cijevna, ose Cem, në shqip.

“Mali i Zi do të nisë të gjithë mekanizmat në dispozicion të përcaktuara në konventat ndërkombëtare që janë të detyrueshme për të gjitha shtetet. Kjo temë duhet të përditësohet në seancën e Komisionit Ndër-Shtetëror të Malit të Zi dhe Shqipërisë për Bashkëpunim në Menaxhimin e Ujërave,” tha qeveria.

Shqipëria planifikon të ndërtojë 14 hidrocentrale të vegjël në Cijevna, i cili fillon në Shqipëri, por që kryesisht kalon nëpër Mal të Zi. Ministria malazeze për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm reagoi tetorin e kaluar pasi aktivistët e mjedisit paralajmëruan se kishin filluar punimet në shtratin e lumit Cijevna në Shqipëri dhe ofruan pamje të tubave të vendosur në lumë.

OJQ-të thanë që hidrocentralet do të dëmtonin ekosistemin e tij. Ambientalistët thonë se digat do të shkatërrojnë një nga lumenjtë e fundit me rrjedhë të lirë të Europës, do të ndërpresin rrugët e emigrimit të peshqve dhe do të kërcënojnë dhjetëra specie të rralla. Ata thonë gjithashtu se hidrocentrale të tillë të vegjël prodhojnë shumë pak energji elektrike.

“Ende nuk është sqaruar nëse janë bërë analiza të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Ne nuk dimë ende informacionet më themelore, për shembull, se sa hidrocentrale do të ndërtohen,” tha për mediat javën e kaluar Ksenija Medenica, nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve në Mal të Zi.

Ministria malazeze për Zhvillim të Qëndrueshëm thotë se i ka kërkuar Shqipërisë dokumentacion të plotë mbi ndikimin mjedisor të planeve 10 muaj më parë dhe se ai i është paraqitur së fundmi qeverisë malazeze. Dokumentacioni iu dorëzua Komisionit për Bashkëpunim në Fushën e Menaxhimit të Ujërave me Shqipërinë, i krijuar nga qeveria e Podgoricës.

Konventa është një Komision i Ekonomisë së Kombeve të Bashkuar, UNECE, konventë e nënshkruar në Espoo, Finlandë, në vitin 1991, e cila hyri në fuqi në vitin 1997. Mali i Zi dhe Shqipëria e kanë nënshkruar të dy konventën, e cila i ndalon ata të ndërhyjnë në burimet natyrore përpara se të informojnë vendet fqinje që këto aktivitete mund t’i prekin ata.

Lumi Cijevna nis në komunën e Kelmendit në Shqipëri dhe vazhdon rrjedhën e tij në jugperëndim përmes Malit të Zi për 32 kilometra. Në këtë lum gjenden të paktën 22 lloje peshqish, përfshirë troftën endemike të mermertë, si edhe zvarranikë dhe amfibë. Në vitin  2017, asambleja e kryeqytetit malazez, Podgorica, e shpalli Kanionin e Cijevnës pronë të mbrojtur si një “Monument Natyror”.

Kjo nënkupton përdorimin e burimeve biologjike dhe parandalimin e çdo aktiviteti të dëmshëm që mund të kërcënojë biodiversitetin e tij.

Shumë qeveri në rajon po nxitojnë të ndërtojnë mini hidrocentrale në lumenj, të reduktojnë pjesërisht varësin e tyre nga qymyri dhe të plotësojnë standardet e energjisë së rinovueshme të përcaktuara nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Si për ironi, hidrocentralet dikur konsideroheshin si një zgjidhje “e gjelbër” për krizën e energjisë.

Por aktivistët thonë se ata po shkatërrojnë disa nga ekosistemet e fundit të paprekura në Europë dhe duhet të ndalen. Ata thonë se digat ekzistuese duhet të përditësohen për të prodhuar më shumë energji dhe duhet të kërkohen alternativa më të mira, siç janë energjia e prodhuar nga era, baticat dhe energjia diellore.

Next Post
Eskavatori bie nga kamioni në Kukës, vret shoferin e makinës që kishte pas

Eskavatori bie nga kamioni në Kukës, vret shoferin e makinës që kishte pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Gjyqtarët, benefite nga drejtësia por nuk e njohin”, Meçe: Kushtetuesja ta rrëzojë çështjen!

February 2, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In