• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankimimi në KAS për Durrësin/ PD: PS vuri në krye të fushatës emra të lidhur me krimin, blerja e votës është bërë me…

by Java News
24/05/2021 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marash Logu, përfaqësues i Partisë Demokratike ka sqaruar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Në fjalën e tij, Logu deklaroi se PD ka gati një material që e ka dorëzuar në KQZ prej 57 faqe ku sqarohen të gjitha shkeljet në procesin zgjedhor të 25 prillit. Logu tha se PS kishte vendosur si drejtues të fushatës në Durrës, persona të njohur për emra me rekorde kriminale.

“Atë që kemi konsideruar shkelje janë ndarë në 5 kategori, blerja e votës përmes personave me rekorde kriminale, 15 prova i kemi depozituar. PS kishte drejtues politik Ardian Çela drejtor i OSHEE, kompani me pronësi 100% shtetërore. Çela është nën akuzë për favorizime e shkelje ligjore kur ishte nënkryetar i bashkisë Durrës, drejtuesi faktik i fushatës ishte ish kryetari i Bashkisë Vangjush Dako i njohur për lidhje me krimin e organizuar. Lidhjet e Dakos janë shfaqur në të paktën 2 raste, 5 dhetor 2016 kur Apeli Durrës liroi Lulzim Berishën, drejtuesi i bandës së Durrësit, se Dako dha garanci për punësimin e tij në Bashkinë e Durrësit.

Rast tjetër përfshirja e Dakos në dosjen 339/1 nga përgjimet e Bild rezulton se Dako ka komunikim me Astrit Avdylajn, drejtues i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, për zgjedhjet e 2017. Kandidat për deputet e deputet në detyrë të PS ishin Jurgis Çyrbja, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rraja, të njohur për lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Cyrbja ish drejtor Kadastre ka dalë në përgjime të prokurorisë si i përfshirë në vepra kriminake, rasti konkret privatizimi i Vollgës. Ndraxhi doli te përgjimet e BILD si njeri për të cilin kriminelët kishin punuar për të siguurar votat e tij. Rrahman Rraja e familja e tij njihet si bandë kriminale në Fushë Krujë, familjarët e tij në vijimësi janë pjesë e personave me rekorde të tmerrshme kriminale. PD ka depo 50 kallëzime penale në SPAK, 30 orej tyre me raste flagrante të shitblerjes së votës, nga drejtues e përfaqësues të PS“, tha Marash Logu.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Rindërtimi, Rama inspekton lagjen e re në Vaqarr: Brenda dy javësh pritet inaugurimi i banesave

VIDEO/ Rindërtimi, Rama inspekton lagjen e re në Vaqarr: Brenda dy javësh pritet inaugurimi i banesave

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Te gjithe keta persona qe permenden nga militanti Logu per lidhje me krimin duhet ta padisin ne prokurori per shpifje publike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In