• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

by Os De
01/12/2025 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zërave se është duke shtruar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me ankimimin e bërë nga Kryeministria për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra nga GJKKO, me urdhër të SPAK. 

Rama u shpreh ndër të tjera se e ka ankimuar vendimin e GJKKO jo si Edi Rama, por si kryeministër për parimin e moscënimmit të balancës mes pushteteve. 

Duke iu përgjigjur opozitës dhe kreut të PD Sali Berisha, Rama tha se “mjafton vetëm të parafytyrosh se çfarë lojërash politike në dëm të shtetit, në dëm të ligjit, të qytetarëve, të shoqërisë, mund të sillte e ardhmja, po të hapej kjo ‘’vrimë’’ e madhe në murin ndarës mes pushteteve kushtetuese në Shqipëri dhe duhet të jesh krejt i papërgjegjshëm karshi Shqipërisë, republikës sonë, për ta lënë të kalojë pa luftuar gjyqësisht në shkallë më të lartë, atë të Gjykatës Kushtetuese, këtë tentativë antidemokratike”. 

“Aq më keq akoma, pastaj duhet të jesh krejt i verbuar nga urrejtja politike për ta kthyer edhe këtë konflikt kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësorit në një konflikt politik, siç bëjnë fatkeqësisht për çdo gjë ‘’të mbyturit e kënetës’’. 

Ama fakti është se ndërkohë që hidhen përpjetë mbi llumin e tyre për ta kapur nga duart e prokurorëve ‘’ushqimin’’ për opozitarizmin në këtë rast nuk e tregojnë dot, një rast të vetëm, një të vetëm në Europë, por edhe në botë po të  duan, që u pezulloka anëtari i qeverisë me vendim gjykate nga një prokuror në një gjykatës. 

E vërteta është se nuk e gjejnë dot, se nuk ka. Nuk ka një rast të tillë dhe nuk kanë se si dhe ku e nxjerrin, mor edhe një të vetëm, sepse pezullimi i një ministri me iniciativën e një prokurori dhe vendim të një  gjykatësi është një rrëmbim i kompetencës së kryeministrit. 

Përpos kësaj, është edhe absurd totalisht si koncept. Pse? Sepse “de jure” quhet pezullim, por “de facto” në rastin e ministrit është një shkarkim, të cilin kryeministri duhet thjesht ta formalizojë, meqë e mendoi prokurori dhe e vendosi gjykatësi me detyrim- përcaktim, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh një funksionar publik të cilitdo nivel, atë ndërkohë mund ta bësh sepse ia bën punën dikush tjetër, por do të thotë të asgjësosh pa afat një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse. Që ta dinë të tërë, nëse ministri pezullohet, zëvendësministri nuk e ushtron dot autoritetin ekskluziv që Kushtetuta ia jep vetëm ministrit për të përfaqësuar sektorin edhe në Këshillin e Ministrave dhe për t’i propozuar qeverisë vendime thuajse të përjavshme për ecurinë e sektorit apo sektorëve. 

As nuk dua t’i hyj fare fare, fare dokrrave dhe teorive konspirative për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore, se kush nuk do të kuptojë se sa e thjeshtë është dhe që këtu s’është fjala as për Belinda Ballukun, as për mua e për qeverinë sot, po është fjala për mbrojtjen sot e përgjithnjë të kufijve kushtetues mes pushteteve, atëherë nuk ka se si e kupton. Ose pastaj ia do puna e vet dritëshkurtër që të mos e kuptojë. 

Kështu që, për ta mbyllur, si palë në proces që përfaqësoj kryeministrinë, jo shtëpinë time; që përfaqësoj interesin shtetëror dhe publik të funksionit tim të përkohshëm, jo interesin vetjak të ministres së pezulluar, dua t’i kujtoj të tërëve një gjë; detyrimi për të sqaruar opinionin publik lidhur me çështje në interes të publikut apo me qëndrimet e mia institucionale, unë e konsideroj të panegociueshme, qoftë edhe kur bëhet fjalë për një proces apo vendim gjyqësor, për të cilin opinioni publik është interesuar të dijë qëndrimin tim dhe prandaj e konsideroj dhe një detyrim të pandalueshëm. 

Nuk ma ndalon dot mua askush dhe për asnjë arsye që t’i shpjegohem atyre që më kanë vënë në këtë detyrë. Ndërsa ata, që s’kanë asnjë ide për mënyrën si unë funksionoj, në raport me detyrimet e mia ndaj vendit dhe ndaj atyre njerëzve mund të thonë çfarë të duan. Mua nuk më mbetet vetëm të përsërisë urimin tim, që Gjykata Kushtetuese e Republikës Shqipërisë t’ia kursejë Republikës së Shqipërisë shpikjen e një risie totalisht të pa mirëseardhur në historinë e drejtësisë demokratike europiane apo edhe botërore, po  të doni”, tha ai. 

 

Next Post
Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

Ish-deputeti: PD-në po e përçan kupola, jo demokratët që pijnë kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 70-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 70-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

July 11, 2026
“Evropa fillon në shtëpi”, ministri Ferit Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

“Evropa fillon në shtëpi”, ministri Ferit Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

July 11, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

STAR WARS (Luftë “yllave”)

July 11, 2026
Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

July 11, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

July 11, 2026
Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

July 11, 2026
PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

July 11, 2026
Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

July 11, 2026
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

July 11, 2026
Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In