• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ankimimet, mbi 1700 biznese kundërshtojnë vendimet e prokurimeve publike

by Aalison Pearse Stevens
12/08/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1700 biznese kanë ankimuar të Komisoneri i Prokurimeve Publike deri në fund të korrikut, pasi nuk kanë qenë dakord me vendimet që kanë marrë autoritetet kontraktore të prokurimeve publike.

Siç shihet nga të dhënat e Komisionerit më shumë se 80 për qind e ankesave janë bërë nga kompanitë e ruajtjes së sigurisë fizike. Pothuajse të gjitha kompanitë kanë apeluar tenderët, në të cilët kanë marrë pjesë.

Pas kompanive të sigurisë, ato të tregtimit të ilaçeve janë ankimuar më së shumti tek Komisioneri i Prokurimeve.

Një raport zyrtar nga Komisioneri tregon se, numri i ankesave varet nga muajt. P.sh. gjatë vitit 2015 vëllimi më i madh i ankesave i përket muajve mars deri në gusht, periudhë kjo që përkon me volumin e punës në përdorimin e fondeve buxhetore. Duke iu referuar te dhenaves, në Komisionin e Prokurimit Publik, gjatë muajit mars 2015 janë paraqitur 192 ankesa, në muajin prill 162 ankesa, në muajin maj 128 ankesa, në qershor 93 ankesa, në muajin korrik 87 ankesa dhe në muajin gusht 82 ankesa.

Operatori ekonomik ose tenderuesi, si dhe çdo person që ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi publik, koncesioni, ankandi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, i marrë në kundërshtim me këtë ligj, mund ta kundërshtojë vendimin.

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është  një organ shtetëror specifik, me juridiksionin për të siguruar mbrojtje ligjore në prokurimin publik.

Komisioni i Prokurimit Publik u krijua me qëllimin për të koordinuar sistemin e prokurimit publik në Shqipëri, me traditat ligjore të Bashkimit Europian. KPP-ja u krijua në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik, si organi më i lartë në fushën e prokurimeve, i cili garanton mbrojtje ligjore për tenderuesit dhe interesat publike në të gjitha fazat e procedurave të prokurimit publik, koncesioneve, ankandeve dhe lejeve minerare.

Monitor/d.i.

 

Next Post

Prona pafund e llogari milionere, pasuritë marramendëse të anëtarëve të Bordit të BSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com