• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankimimet e PD ndaj ligjeve të drejtësis, Kushtetuesja bllokon shqyrtimet

by Java News
24/02/2017 09:27
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka bllokuar ligjin për organet e reja të drejtësisë, i ankimuar nga Partia Demokratike në muajin dhjetor. Edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj që kur ligji shkoi në Gjykatën Kushtetuese, ende dhe sot nuk ka një datë për shqyrtimin e ankimimit, ndërsa procedurat për ngritjen e organeve të reja ka nisur.

Burime nga Gjykata Kushtetuese kanë pohuar se ende nuk është vendosur një datë se kur do të shqyrtohet ligji i dytë i ankimuar nga PD, ai “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ky ligj ka të parashikuara të gjitha organet e reja të drejtësisë dhe mënyrën si ata do të funksionojnë.

Por në një kohë që procedurat kanë nisur për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk mund të thuhet me siguri nëse ky ligj do të qëndrojë. Ligji është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 21 dhjetor.

Por ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur një datë për shqyrtimin e ligjit të ankimuar nga Shoqatat e Gjyqtarëve, ai për statusin e tyre, është bllokuar ligji për organet e reja. Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që konsiderohet anti-kushtetues nga gjyqtarët, do të shqyrtohet në datën 8 mars.

Ndërkohë, pa vendimin e Kushtetueses nuk mund të thuhet se sa do të qëndrojnë procedurat e deritanishme për ngritjen e KED, KLGJ dhe KLP. Partia Demokratike ka ankimuar vetëm disa nene të ligjit për organet e reja. Nenet që konsiderohen jo kushtetuese lidhen me përzgjedhjen e 10 anëtarëve të KLGJ dhe KLP që zgjidhen nga Parlamenti.

Arsyet e shtyrjes së datës së shqyrtimit të ligjit të ankimuar dy muaj më parë, mund të jenë disa. Së pari, Gjykata Kushtetuese sot funksionon me vetëm 7 anëtarë, nga 9 që janë gjithsej. Gjyqtares Vitore Tusha i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu është larguar edhe Sokol Berberi, që njësoj si zonjës Tusha, i ka mbaruar mandati për të qenë anëtar i Kushtetueses thote “Sot”. Një tjetër arsye ka të bëjë me presionet e ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët kanë ushtruar presion të madh për miratimin e ligjeve dhe gjyqtarët e Kushtetueses shpesh janë gjendur përballë dilemës, nëse duhet realisht t’i rrëzojnë ligjet e ankimuara.

Për rastin e Vetingut, i cili po ashtu ishte ankimuar nga PD si në kundërshtim me Kushtetutën, pati presion shumë të lartë nga ndërkombëtarët dhe nga politika shqiptare që ta miratonte atë dhe të rrëzonte pretendimet e opozitës, siç edhe ndodhi.

Duke u gjendur nën këtë presion për Vetingun, Kushtetuesja dyshohet se ka shtyrë shqyrtimin e ligjit tjetër të ankimuar, ai për organet e reja të drejtësisë. Ligji për organet e reja të drejtësisë është ligji që u diskutua deri në momentin e fundit, natën kur u miratua Kushtetuta e re, në datën 21 korrik.

Por pavarësisht se për Kushtetutën mazhoranca dhe opozita gjetën dakordësi, për ligjin pati përplasje. Ky ligj u ndryshua disa herë dhe u miratua në Parlament vetëm nga mazhoranca me 87 vota. Kundërshtimi kryesor i Partisë Demokratike lidhet me mënyrën e zgjedhjes së 10 anëtarëve që Kuvendi zgjedh për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

Sipas demokratëve, varianti që aktualisht është në fuqi i heq Kuvendit ekskluzivitetin e emërimit të këtyre anëtarëve, duke vendosur një komision “ad hoc”, që do të filtrojë kandidaturat nga Avokatia përpara se ato të shqyrtohen nga Kuvendi. Pikërisht ky komision “ad hoc”, sipas demokratëve nuk parashikohet nga Kushtetuta.

ma.me

Next Post
Fakulteti i Mjekësisë hap garën për 140 pedagogë të jashtëm në 53 lëndë

Fakulteti i Mjekësisë, formula e pranimeve për studentët e rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In