• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankimi i PD për Kukësin, mbahet mbledhja në KAS! KQZ: Nuk pati parregullsi, komisionerët demokratë firmosën!

by B K
27/05/2025 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vazhdën e lëvizjeve të Partisë Demokratike për të kontestuar rezultatin e 11 majit, në KAS sot po zhvillohet mbledhja për ankimin e rezultatit të qarkut të Kukësit.

Në ankim, Partia Demokratike thotë se ka siguruar prova të mjaftueshme për të kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark. Por, në fakt të vetmet prova që ka dorëzuar PD e Berishës është raporti paraprak i OSBE-ODHIR dhe një shkrim i portalit pranë familjes së tij.

Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, teksa lexoi pretendimet para KAS, kërkoi që ankimimi i aleancës së opozitës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës të merrej parasysh.

“Pati parregullsi të shumta brenda dhe jashtë vendit me votën e diasporës”, tha ai mes të tjerash, duke pretenduar se rezultati mund të kishte dalë edhe 3-0 në mandate në favor të opozitës. “Ne mendojmë se ndarja e mandateve mund të ishte në favorin tonë, shkeljet janë të tilla që mund të kishin ndikuar edhe në ndarjen e rezultatit”, vijoi ai.

Kurse nga ana e saj, organi vendimmarrës i KQZ me përfaqësuesit e tij u shpreh se vendimi për tabelat e rezultateve u mor mbi bazën e të dhënave dhe moskonstatimit të parregullsive serioze që deformonin rezultatin.

Sipas tyre, edhe gjatë procesit të votimit nuk ka pasur parregullsi për të kërkuar pavlefshmëri zgjedhjesh dhe as gjatë procesit të dorëzimit të kutive, numërimit dhe tabelave përfundimtare.

“Nuk ka bazë ligjore mbi këtë ankimim”, ishte konkluzioni përfundimtar i relatimit të KQZ-së.

Pavlina Doçaj, Drejtore e Ligjshmërisë në KQZ, mes të tjerash u shpreh:

“Numëruesit dhe Komisionerët e PD, firmosën dhe nënshkruan të gjitha tabelat përmbledhëse. Jo vetëm që nuk kanë kontestuar proçesin, por i kanë firmosur ato. Nuk jemi në kushtet e përsëritjes së zgjedhjeve sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor. Ne nuk mund të përsërisim zgjedhjet për një shkrim portali”.

Franc Nuri, përfaqësues i PD, foli edhe për çështjen e votës së diasporës, por pranoi se nuk e dinte se çfarë kishin bërë përfaqësuesit e opozitës në çdo cep të vendit:

“Ne nuk dimë çfarë kanë bërë përfaqësuesit tanë në çdo cep të vendit. Ne kemi kontestuar votën e diasporës, minimalisht”.

Next Post
Romeo Kara: Meta po shtyn orët, është i pashpresë. Gjynah të merresh me të për 10 prona

SPAK e mori të pandehur për CEZ-DIA, Romeo Kara tregon çfarë e pret Ilir Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

August 24, 2026
Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

August 24, 2026
Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

August 24, 2026
Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Rrëshqitje dheu në Guine, 30 të vdekur dhe 22 të plagosur -

Rrëshqitje dheu në Guine, 30 të vdekur dhe 22 të plagosur –

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com