KAS mblidhet edhe ditën e sotme ku do të vijojë shqyrtimin e ankimeve të rezultatit të 25 prillit për qarkun Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.
Në mbledhjen e djeshme pasi ka shtyrtuar ankimimin për Vlorën, KAS vendpsi të rrëzojë kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet e tjera publike, ndërsa pranoi kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shtyu për sot edhe vendimin për qarkun e Gjirokastrës për shkak se socialistët pretenduan se raporti i të dhënave të kryqëzuara të pajisjes së identifikimit biometrik për raste të dyshuara të votimit të dyfishtë nuk ishte i qartë.
Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso e komentoi nga selia blu këtë Vendim të kas, të cilin e konsideron të vendosur për të mos zbardhur masakrën elektorale.
Sot pritet të ketë një vendim final edhe për Beratin nëse do të ketë rivotim, apo nëse KAS do të hapë kutitë dhe do të rinumërojë fletët e votimit në qarkun ku LSI pretendon mandatin e humbur për 77 vota.
g.kosovari