• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANKETIMI/ Familjet shqiptare në vështirësi, 63% me pak të ardhura në muaj

by Java News
09/05/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare…. Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështirë, madje kthehet në mbijetesë për shkak të të ardhurave të pakta dhe shpenzimeve të larta. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare, rreth 63% e tyre sigurojnë të ardhura nga 0 deri në 50 mijë lekë në muaj (80% e tyre kanë më shumë se 3 anëtarë)  sipas të dhënave nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë në një kampion prej  më shumë se 1200 njësish familjare, të shpërndara në të gjithë vendin.

Rezultatet e Vrojtimit treguan se 10% e familjeve shqiptare janë në kufijtë e varfërisë pasi të ardhurat mujore janë deri në 170 mijë lekë në muaj dhe familjet kanë më shumë se 1 anëtar.

Pjesa dërrmuese e njësive familjare, 53% e tyre kanë të ardhura 17 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa numri i familjeve që marrin më shumë se kaq bie në mënyrë të ndjeshme në nivelin e sipërm të të ardhurave.

Në një tjetër vrojtim, atë të Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT, në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore për konsum të Njësive ekonomike familjare, të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.400 lekë, ku 44% e tyre shkojnë për ushqime. Pra shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare.

Vetëm 1% e familjeve kanë të ardhura mbi 200,000 lekë/muaj

Sipas rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, 28% e familjeve kanë të ardhura mujore nga 50 mijë deri në 100,000 lekë, ndërsa 8% e familjeve të anketuara kanë të ardhura nga 100,000-200,000 lekë në muaj. Vetëm 1% e familjeve kanë raportuar të ardhura mbi 200,000 lekë në muaj. Rezultatet e vrojtimit tregojnë se burimi kryesor i të ardhurave në familjet shqiptare është pensioni dhe vetëpunësimi.

30% e tyre kanë deklaruar se burimi i të ardhurave mujore është pensioni, 26% e familjeve deklarojnë se i kanë të ardhurat nga vetëpunësimi, 24% e tyre deklaruan se të ardhurat vijnë nga punësimi në privat dhe 11% nga sektori shtetëror.

Një numër më i madh familjesh sigurojnë të ardhura nga emigracioni. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018, rreth 6% e familjeve siguruan të ardhurat nga remitancat, nga 5% që ishin në 6-mujorin e parë të vitit.

Vetëm 1% e familjeve kanë burim tjetër të ardhurash që kryesisht vinë nga qiratë dhe interesat.

Të dhënat e tjera të INSTAT e Eurostat tregojnë se të ardhurat e familjeve shqiptare janë aq të ulëta saqë në pjesën më të madhe mjaftojnë vetëm për t’u ushqyer e për të kryer pagesat bazë të detyrueshme, si ujë, drita etj. Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të Prodhimit e Brendshëm Bruto (GDP- që mat prodhimin e ekonomisë në një vit, apo dhe të ardhurat që sigurohen nga puna dhe pronat) për Shqipërinë, më e larta në Europë. Në Kosovë, treguesi është pak më i ulët se në Shqipëri, në 29.2%% të GDP-së.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për ushqime në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit janë shumë më të larta. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e GDP-së, ku më i larti është në Rumani, me 15.8% të GDP-së dhe më i ulëti në Irlandë dhe Luksemburg me 2.7 dhe 2.6% të PBB-së. Edhe në raport me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e përdorin pjesën më të madhe të parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer. Për Serbinë, ky tregues është 15.6% e GDP-së dhe më i larti është për Bosnjën dhe Malin e Zi me përkatësisht rreth 23-24% e GDP-së . Për vendet kandidate dhe potenciale kandidate (pa përfshirë Kosovën dhe Turqinë), mesatarja është 19.7%./monitor.al

 

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Tjetër sulm ndaj nxënësve në shkollat amerikane

FOTOT/ Tjetër sulm ndaj nxënësve në shkollat amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In