• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANKETA E INSTAT/ Familjes i duhen 710 mijë lekë të vjetra shpenzime mujore

by Java News
17/11/2016 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke patur një buxhet pranë minimumit jetik, prej 700 mijë lekësh të vjetra në muaj, familjet shqiptare harxhojnë më shumë për t’u ushqyer. Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2015, publikuar nga INSTAT, ka evidentuar një rritje të peshës së ushqimit në shportën e shpenzimit të familjeve dhe ulje për arsimin dhe argëtimin. Drejtoresha e Instat, Delina Ibrahimaj, konfirmon se rritja e shpenzimeve familjare për ushqimin ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

Në një kohë kur buxhetet familjare janë të vogla, jetesa në vend është bërë më e shtrenjtë. Një familje shqiptare me katër anëtarë shpenzon mesatarisht në muaj 710 mijë lekë të vjetra, apo 180 mijë lekë për frymë, shifër kjo në nivelin e minimumit jetik. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT dhe i referohen vitit 2015.

Por si e kanë harxhuar këtë shumë shqiptarët? Gjysmën, pra 350 mijë lekë në muaj familjet i konsumojnë për të blerë ushqimin e përditshëm ndërsa kërkesat e tjera jetësore renditen dytësore. Sipas drejtoreshës së përgjithshme të INSTAT, Delina Ibrahimaj, rritja e shpenzimeve për ushqim ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve në këtë grup.

Një peshë të konsiderueshme prej 10% të portofolit të shpenzimeve të familjeve në vend e zë sipas Institutit të Statistikave, fatura e ujit, e energjisë elektrike dhe qiraja për banesën. Edhe për transportin qytetarët harxhojnë një pjesë të mirë të buxhetit mujor të tyre. Ajo që bie në sy nga anketimi i realizuar një vit më parë nga INSTAT është fakti se vetëm një pjesë e vogël e portofolit familjar shkon për Arsimin dhe argëtimin.

Përsa i përket ndarjes gjeografike, Vlora mbetet qarku më i varfër në vend me një shpenzim mujor të familjeve prej 500 mijë lekësh të vjetra. Pak më mirë paraqitet Elbasani dhe Dibra. Ndërkohë që kryesojnë familjet në kryeqytet me një buxhet të shpenzuar në muaj prej më shumë se 800 mijë lekësh të vjetra, më pas qarku i Lezhës me 790 mijë si dhe Gjirokastra, Shkodra e Durrësi me 740 mijë lekë. Nëpërmjet këtij anketimi për 2015-ën, Instituti i Statistikave ka vrojtuar mbi 7 mijë familje në të gjithë territorin e vendit.

MA.ME

Next Post
Shqipëri-Izrael, plan atentatesh i ngjashëm me sulmet e Parisit, në stadium dhe ambiente tifozësh

Shqipëri-Izrael, plan atentatesh i ngjashëm me sulmet e Parisit, në stadium dhe ambiente tifozësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Është një ditë e madhe për Paqen Botërore”, Trump: Kina ndihmoi në negociata!

April 8, 2026
SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

April 8, 2026
Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In