• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Anketa e BSH/”Nuk paguajnë dot mallrat që blejnë, 19 % e familjeve borxhlie ushqehen me lista”

by Java News
15/10/2019 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të ashtuquajturat lista në dyqane, ku familjet konsumojnë mallra pa mundur t’i paguajnë në kohë.

Një anketë e Bankës së Shqipërisë tek 2010 familje të shtrira në të gjithë vendin ka evidentuar se 24 për qind e familjeve kanë një ose më shumë se hua për shlyer. Ndërsa 19 për qind e familjeve borxhlie kanë deklaruar se borxhin e kanë ndaj njësive të shitjes më pakicë, teksa kanë konsumuar mallra dhe nuk kanë mundur të bëjnë shlyerjen e tyre në kohë. Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës disponojnë fletoren e listës ku shënojnë familjet që marrin produkte kundrejt pagesave të mëvonshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në familjet huamarrëse, peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit.
Në totalin e familjeve borxhlie në rreth 37% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e ‘kredisë nga institucione financiare’, ku 32% e rasteve janë në trajtë ‘kredie’ dhe 5% janë në trajtë ‘kartash krediti dhe overdraft’. Kjo peshë ka shënuar rritje me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe ka mbetur pothuaj e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.
Në rreth 43% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’, duke shënuar një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit
Duke e analizuar tepricën e deklaruar sipas burimit, rezulton se rreth 70% e saj vjen nga burime formale (banka dhe institucione financiare jobankare) dhe rreth 30% nga burime joformale ( si persona fizikë, hua në formë malli etj.)

Kjo strukturë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por në terma vjetorë është zhvendosur në favor të huasë joformale, duke reflektuar rënien e tepricës së huasë nga ‘bankat’ dhe ‘institucionet financiare jobankare’. Duke e analizuar tepricën e huamarrjes sipas qëllimit të përdorimit të saj rezulton se rreth 37% e saj është përdorur për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe 13% është përdorur me qëllim ‘konsumi’. (monitor)/l.m

 

Next Post
Ja si do të jenë qytetet në të ardhmen, gjelbërimi prioritet

Ja si do të jenë qytetet në të ardhmen, gjelbërimi prioritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

October 28, 2026
“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In