• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anketa/ Demokratët kundër koalicionit me LSI, 39 % duan bashkëpunim me PS

by A R
05/05/2018 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa trafikohen votat në zgjedhje parlamentare dhe më pas edhe në partitë politike?

A ka të inkriminuar dhe të korruptuar në partitë politike dhe a duhet të përjashtohen ata?

A do të ketë veting në politikë?

Cili është identiteti dhe lidhja me të djathtën? Cila do të jetë e ardhmja e koalicionit politik PD-LSI?

A mund të ketë politikë kur në një pesë delegatë politikë është me status papunësie dhe mbi 40% janë familjarisht mbështetës të vendosur të një force politike?

Cilat janë pikëpamjet e delegatëve të Kuvendit të Partisë Demokratike mbi sistemin zgjedhor dhe problematikat kryesore politike në vend?

Më 29 prill 2018 ekipi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike (ISP) zhvilloi testim të një numri të madh delegatësh të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. E njëjta praktikë është ndjekur më 2016 edhe në Kongresin e PS dhe më pas edhe në Konventën Kombëtare të LSI.

Anketimi nxori në pah problematika të rëndësishme ku ndodhen partitë politike, politika dhe demokracia e brendshme brenda tyre. Shumica e të dhënave lidhen me PD, por një pjesë e tyre janë reflektim edhe i gjendjes jashtë saj, në spektrin e gjerë politik.

Të dhëna të tilla si vullneti i qartë i delegatëve për të larguar nga partia personat e inkriminuar dhe të korruptuar, mbështetja masive për veting në politikë, bindja se reformimi tërësor i sistemit përfaqësues dhe politik është zgjidhja më e mirë për të ardhmen, apo mbështetje e fortë për depolitizimin e administratës zgjedhore, – janë risi pozitive dhe tregojnë nivel të lartë ndërgjegjësimi politik të delegatëve, – në disa raste edhe në kontrast me lidershipin politik të vetë forcës politike.

Delegatët e një Kuvendi Kombëtar supozohet se janë qytetarë të përzgjedhur, që kanë një përgjegjësi në parti, në publik dhe në politikë.

Fakti se mbi 40% e tyre lidhen me forcën politike për shkak të traditës familjare ose se pjesa dominuese në parti i përket kategorisë së vjetër historike, tregon nevojën e madhe që kanë partitë për tu reformuar, hapur, krijuar hapësira të reja dhe nxitur anëtarët e saj të kenë identitet politik, të kenë formim politik dhe të kenë vizion personal për politikën dhe të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, fakti se një në pesë delegatë deklaron se është pa marrëdhënie pune në shtet apo në privat, është tregues i natyrës së ashpër të zhvillimeve politike në vend, ku partitë fituese largojnë nga puna mbështetësit e palës tjetër, një cikël i mbyllur që përsëritet pas çdo rotacioni politik.

Nga ana tjetër kjo tregon se një pjesë e madhe e politikanëve tanë sidomos në nivel lokal, nuk kanë profesion tjetër vec marrjes me politikë, duke e parë politikën si mbijetesë, status social, burim financiar dhe jo si profesion të ideve, part time dhe aktivitet vullnetar.

Të dhënat e nxjerra janë një listë këshillash mjaft të vlefshme për politikanët në PD dhe të tjerët në partitë politike, sesi duhen të merren vendime për më shumë demokraci dhe më shumë përfaqësim.

Mbështetja masive për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për zgjedhjen e Presidentit nga populli, për krijimin e senatit, për votën e emigrantëve, për depolizitimin e administratës zgjedhore, etj, janë tregues maturie dhe proteste të bazës partiake ndaj vendimmarrësve politikë.

Këto sugjerime kanë vlerë sidomos në stadin ku ndodhet komisioni bipartiak parlamentar, i cili duhet të bëjë ndryshime në kuadër të reformës zgjedhore.

Studimi i plotë me të dhënat krahasuese për secilën nga rastet e cituara më lart, përfshirë analizën e detajuar mbi pyetësorin e zhvilluar në Kuvendin e PD 2018, do të publikohet në muajin e ardhshëm nga stafi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike./a.m.

Next Post
Hollywood/Shumë nga aktorët vuajnë nga depresioni

Hollywood/Shumë nga aktorët vuajnë nga depresioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In