• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ankesat e qytetarëve, Tahiri publikon numrin e tij personal

by A R
24/03/2016 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikon numrin e tij celular në çdo komisariat policie, një premtim që e bëri publik në analizën vjetore të Policisë së Shtetit pak javë më parë.

Nga sot numri personal i ministrit u afishua në zyrat ku ofrohet shërbim policor, në pritje të ankesave të qytetarëve.

“I nderuar qytetar, për çdo mungesë të shërbimit apo të etikës nga punonjës të Policisë së Shtetit, mirëpres çdo ankesë tënden në numrin tim personal 0682052748, duke të falënderuar për besimin”, është mesazhi i ministrit Tahiri.

Në fakt, vetë ministri pranoi se vendimi i tij ishte kundërshtuar nga gati të gjithë bashkëpunëtorët, por ai është i vendosur të bëhet “avokat” i çdo qytetari, që do të ankohet për sjellje jo korrekte nga ana e efektivëve të Policisë.

“Unë do të pres çdo njoftim nga qytetarët, për sjellje jo të duhur apo çdo ankesë tjetër për mungesë shërbimi nga Policia e Shtetit. Duke u përpjekur kështu të bëhem vetë, bashkë me drejtuesit e Policisë sigurisht, një ndër avokatët më të parë të çdo qytetari që ankohet për mungesë shërbimi në Policinë e Shtetit. Posteri 1Dhe këtë 10-fish duhet ta bëjnë drejtuesit e policisë, sepse nuk ka gjë më të vyer sesa t’i shërbesh një qytetari, që mbase ka dhe jo të drejtë, mbase e ka dhe gabim, por duhet të ketë përgjigje domosdoshmërisht, pa u sorollatur zyrave, pa pritur me orë të tëra, pa dëgjuar shprehje kapadaillëku nga punonjës policie, por duke u ndier i shërbyer nga punonjësit e policisë, duke u ndier i lutur për t’i shërbyer edhe më shumë”, deklaroi ministri i Brendshëm, kur bëri publike nismën.

Kreu i ministrisë së Brendshme, gati në çdo dalje publike, thekson se lufta kundër korrupsionit nis së pari nga lufta brenda radhëve të policisë.

Dhe numri i lartë i efektivëve të ndëshkuar në 2 vitet e fundit me masa apo procedime penale, duket një dëshmi e këtij vullneti.

Next Post

Bota e futbollit reagon për humbjen e Johan Cruyff (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In