• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 2, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankesat e Ditmirit për marazet që shokëve u ndeza në gji

Agron Gjekmarkaj by Agron Gjekmarkaj
16/08/2022 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Pikerisht kur isha bindur që do të kaloja një verë pa trazime  si rrufe në qiell të kalter me mberriten qortimet e Ditmirit ish- ministrit të Jashtëm, paraardhesit  të evlatit Gent Cakaj  per shumëkënd që e ka harruar djalken  veshtrim perhumbur nga Kosova të cilin na pat sjelle Batoni per të rregulluar Ballkanë e trazuar paq!

Merzitë e tij pak a shumë mbushnin këta shakuj!

l

Në kohen që Shqiperia ka nevojë për unitet, për një skuader grusht bashkuar rreth Babos, t’i hedh benzine në pasionet meskine të atyre që duan të bëjnë karrierë brënda nesh!!

Se sheh qametin që po vjen , mos u hiq si qyryk?!

Shokun Niko e ke lënë pa gjumë ndonese mes flakeve i percelloi qerpiket dhe kaloi veren duke luftuar si Shën Gjergji me Kuçedren! Ai i bën per idealizem keto punë se nuk e ka për gjë të thyej karrigen si Braçja kur pat ikur. Nuk e njeh ti Niko qerratanë në zemerim!

Shokun Çuçi e ke bërë më të menduar . Shoqen Elisë më të distancuar! Shoqen Elvi më të perhumbur! Të heshtur shoqen Ogerta. Vetem Bora argetohet, tani të di dhe emrin, thotë ja erdhi xhaxhi shakaxhiu!

Po kaq Taon si natyrë shumë emotive por edhe gjithë qeverinë se kujt do ti zërë vendin e sidomos grupin parlamentar kush do të jetë pasuesi. Per Taon zihen në parti si qytetet greke per Homerin.

Si gojëprishur që je Tezen e cila aq shume të ka dashur ty dhe mua e që vazhdimisht me merr në telefon edhe pse nuk jam më minister, po kaq. Ajo krejt boten e sheh me idealizem ndesa ti e ke trazuar, e thartuar si kumbull të papjekur duke yshtur Babon që ti bëjë kepucet!  Kaq ta bësh dhëmbin ti se Babo e zë lepurin me qerre nuk pyet per peticione.

Ti cingun e zemerngushtë nuk i njohe kontributin Krifces për akademine e barinjve , berberhanen e deshve, dhe maternitetin e deleve  pas nderzimit online dhe po kaq ndjell Klosin  i cili perton ti zërë vendin duke injoruar luften e Braçes kunder saj. Pse ty Erjon virani të duket kaq idealist sa i bën ato interpelanca per hiç gjë? Hë hë hë është si kacamiser ay bren ngadalë dhe di ku del!

Po hallë Ikonomin  atë xhanane zonjë , që kaq byrek  e petulla ka bërë për kronikat e tua të çartura, që kerkon me deomos ta zevendesosh me Etilden në menyrë që ajo e gjorë të humbasë mburojen e Tonit dhe perballë asaj opozitë ogurzezë të pervelohet nga sulme  e shikime noprane.

Apo nuk është ai Salianji mortja në bankë të parë që e ka llafin krupë!!

Nuk mund të jesh kaq i pashpirtë me Bleron e dashur, me lotin smeral tek denes mbyturazi per sukseset e mazhorances kur ajo permirsohet, dhe rritet ne besim duke lexuar e mbajtur shenime mbi fjalimet e Elises si linje mendimi e aksioni politik.

Gjeneralin e mirë Kollçaku i cili mund të kurorezohej president para Bake xhanit e bën të harxhojë per kostume të reja nderkohë duhet të shikosh veten se çfarë kostumi do veshesh se boll u more me qyfyre, je votuar për të bërë politike, të madhe madje!! Të gjitha do ti falja e hallall do ti bëja por jo zhgenjimin që i ke sjellë Mimi di Puccini!! Ti do që Pandi ti zërë vendin si kryetar i komisionit të jashtem qekur ajo të sfidoi me të shkuaren e saj kur lexonte  Danten  pas buke  e perlotur për fatin e kont Ugolinit dhe violinen që  i binte para  si aperitiv , sepse ti kulturen e ke forme dhe ajo thelb, stil jete!!!

Po shokun Damo atë flori djalë që nuk prish qejf as me dushmanin pse nuk e le rehat të pushoje atje në Himarë do ta bësh hasem me se s’bën duke e projektuar në qeveri perseri e t’ja nxjerresh Doktorit në pritë si dash kurbani!! Apo ju të partisë suaj i keni qejf desherit që theren nëper porta si atëhere kur Babos i hoqet nga dora Bashkinë?!!!

ll

Ai me tha eja në kongres mbi zetor, s’ka rëndesi në është me jonxhe apo silazh, eja dhe fol. Ti do të me fusesh në ngasje po mirnjohja ime është e pakufi për Damon që u perpoq dhe Babon që pranoi.

Një gjë se kuptoj! Shokun Ulsi i vetmi nga veriu me portofol ti ma nxjerr si djaloshin Verter që nduk faqet e çirret se iku Bela në vend që në pah të nxirrje anen e tij epike, ta krahasoje me Hajredin Pashën në sherimin e plageve në reformen në drejtësi pas zbulimit të grupit armiqesor të Xhafes.

Çudi si kerkon që Ibrahimi të bëhet ferrë në këmbet e Babos dhe ai ta heqë, si qimen nga mjekrra, kur ne fakt me kukurimat e saj ajo është hudhra e ekzekutivit, nuri i tij dhe jo Bela qe një ditë Bogdanin thirre në ndihme per ta perkufizuar!!!

Duhet ta dish anësia jote ndaj Beles ka rënë në sy dhe po hap debat si tek dy partitë e tua ashtu edhe tek e jona sepse ti si pedagog duhej ti gjindeshe Evisit dhe Elvit megjithese lavdia e tyre ska nevojë për asgjë e jotja po për të tyren!!

Një qortim të rreptë mund ta hash dhe nga Grida per devijim estetik sapo të vesh këmbë në parlament e ndoshta edhe nga Luli per ulje të shpirtit opozitar. Jorida do mjaftohet veç në indiferencë të pervuajtur si nata që ta kuptosh vetë se ç’ke bërë!

Ndersa po të zuri Albana pisk e ke se do hash ndonjë dackë, ka dorë të rëndë e uruara!

lll

Me romuzet e tua të pacipa u ke prerë hovin të gjithë atyre që duan të shprehin ndjenjat e tyre me poezi për Babon duke i bërë atentat kultures së eperme. Së fundi pergojove një nga perlat e poezisë shqipe me aq pasion e dliresi të shkruar nga Bora të titulluar “Babo dhe shiu”!  Bilali kishte gati antologjinë ” Babo dhe vjeshta” tani zor se e boton. Po kaq i pasigurtë është fati i epit të ri “Skenderbeu i pafan” që Elisa nder vite latoi!!

Mjaft nga shoket pas kesaj janë kompleksuar dhe unë vetë ndjeva dridhje dore në rreshtin e dyte dhe e lashë sapo doja të bëja një me rimë!

Po nuk perjashtoj mundesinë që edhe shoku Fatmir të pesojë stepje se ai si nga Vlora i bën me rime dhe me eeeee në mes që të jenë hazer edhe si tekste kengesh labe.

Ish- kryeministri Majko që i ka qejf partizanet dhe model sjelljeje gjatë ketij shtatori betejat e Babos mund ti krahasonte me kalimin e Shkumbinit në shtypje të reaksionit që po zien si kaçamak.

Me hipotezat e tua plot helm ke ndikuar edhe tigrushin që të jetë vetvetja në kujtime dhe i ndrydhur  në lirizem. Ai si Çald Haroldi pranë Ali Pashait mund të rrefente embelsinë e viteve pranë Babos dhe marzin e ndarjes me të.

Ti që me hiqesh si mik në vend që ti bësh letra të mbylluar e të hapura Babos që ai të japë një shënjë faljeje e në shtator të hapë zemren i kujton atë ditë të zezë kur nuk hypa në makinen e tij.

Ju të gjithë mendoni se refuzova për kryengritje kur ajo ishte perultesi, nuk ndihesha i dënjë të ulesha pranë tij me dertet me të cilat ja mbusha hejbet teksa ai në mendje kishte Shqiperinë e së ardhmes.

Rrugeve të botes teksa me traste në krah shkoj sa në një vend tek një tjeter rri dhe mejtoj per shoket, per idealet e tyre, perpjekjet dhe betejat që ata bëjnë! E sidomos në keto ditë gushti në kanë gjetur ndonjë plazh të pazënë ku të vendosin çarçafet me kater hunj që ti ikin diellit e djegies dhe a kanë menjanë ndonjë kacille për bukë, djathë e bostan!? A mos Alket Hyseni ju gjindet pranë me ndonjë broke ujë kroi? A mos Shalsi si sportiv peshkon me rrjeta dhe pjekin qefull nën pisha? E do merakosesha edhe për të tjeret po kush i njeh tanimë të gjithë?!

Desh harrova zonjen Lindite që mu thaftë goja psheretiu! Kushedi ku është mbyllur e thote , kaloi dhe kjo vetë, prite Zot rrezikun e ruana nga njerzit e keqij!

Vemendja, malli, mbeshtetja dhe krenaria ime është e gjitha per ta! Unë shoket dhe Babo jemi një! Nuk na perçau Doktori, Luli, Iliri me revolucionet që bënë e as me ato që po farketojnë e jo do ja dalesh ti me ca palo intriga publicistike!!! Rroftë Babo , Rrofshin  shoket dhe të gjithë poetet e politikes që po shtohen dita dites! Keshtu si ja ke nisur do vesh në diskutim edhe vetë Babon që mos bëfsh hajer!

Next Post
Moratoriumi i gjuetisë shtyhet me tre vite! U firmos nga Begaj dhe hyn në fuqi më 27 Gusht

Moratoriumi i gjuetisë shtyhet me tre vite! U firmos nga Begaj dhe hyn në fuqi më 27 Gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Terroristët të na dorëzohen ne”/ Kurti flet për mediat boshnjake: Beogradi e kuptoi se terroristët skanë shanse me policinë tonë

“Terroristët të na dorëzohen ne”/ Kurti flet për mediat boshnjake: Beogradi e kuptoi se terroristët skanë shanse me policinë tonë

October 2, 2023
Sulmi në Veri/ Hasani: Tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën! SHBA e BE të ngrenë alarmin! Beogradi të ndëshkohet

Sulmi në Veri/ Hasani: Tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën! SHBA e BE të ngrenë alarmin! Beogradi të ndëshkohet

October 2, 2023
Ngjarja e rëndë: 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

Ngjarja e rëndë: 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

October 2, 2023
Rrëfimi Grenell për arrestimin e Thaçit, Hajdari: Duhet hetim, janë deklarata rrënqethëse. Arrestimi i Goxhajt…!

“Pozitive që po mbrohen”/ Dy prokurore shënjestra të bandës së Haxhiut, Hajdari: SPAK është imun ndaj politikës, qeshin kur kërcënojnë

October 2, 2023
VIDEO/ “Dikur milja lopët, sot në jurinë e Miss SHBA”, Emina Cunmulaj përcjell mesazhin për çdo vajzë

VIDEO/ “Dikur milja lopët, sot në jurinë e Miss SHBA”, Emina Cunmulaj përcjell mesazhin për çdo vajzë

October 2, 2023
Kronika e një dite sulmi

Hakmarrja e Mulit, Majko shfaqej si hero, Albanës shpirti ia lypte të bënte me faj Nokën për Kukësin!

October 2, 2023
Gazeta italiane paralajmëron largimin e Sarrit nga Lacio: Pa Taren mendonte se mund të bëhej si Ferguson

Gazeta italiane paralajmëron largimin e Sarrit nga Lacio: Pa Taren mendonte se mund të bëhej si Ferguson

October 2, 2023
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

‘Eksperti’ erotik, ‘Ujku’ i Cërrikut dhe vrasjet për status

October 2, 2023
Emri/ Doli për kafen e mëngjesit, nuk u kthye më në banesë. E bija: Vuan nga skleroza, 3 ditë asnjë gjurmë

Emri/ Doli për kafen e mëngjesit, nuk u kthye më në banesë. E bija: Vuan nga skleroza, 3 ditë asnjë gjurmë

October 2, 2023
Shpërbëhet grupi i vrasësve të Laert Haxhiut: Zbardhen ekzekutimet e atentatet, si zbuloi gjithçka i penduari i drejtësisë

I penduari: Laerti do vetëm të vrasë, kuptova se do më hiqte dhe mua. Kur humbiste besimin bëhej i pamëshirshëm

October 2, 2023
“Duam të kthehet në Shqipëri”/ Gjendet pas 4 muajve 23-vjeçari Arjan Bulku, motra: Kemi frikë nga borxhet e tij

“Duam të kthehet në Shqipëri”/ Gjendet pas 4 muajve 23-vjeçari Arjan Bulku, motra: Kemi frikë nga borxhet e tij

October 2, 2023
“E rrëmbyen në Bruksel…”/ Si u zhduk djali i gjykatësit të Libofshës që dha dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri!

“E rrëmbyen në Bruksel…”/ Si u zhduk djali i gjykatësit të Libofshës që dha dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri!

October 2, 2023
BILD: Serbia duhet ndalur qoftë edhe ushtarakisht nga NATO

BILD: Serbia duhet ndalur qoftë edhe ushtarakisht nga NATO

October 2, 2023
“Më trego produktet bujqësore”/ Braçe i përgjigjet Korreshit: Ty të tregoj ndonjë gjë tjetër! Ke përfituar më shumë se socialistët në Lushnje

“Më trego produktet bujqësore”/ Braçe i përgjigjet Korreshit: Ty të tregoj ndonjë gjë tjetër! Ke përfituar më shumë se socialistët në Lushnje

October 2, 2023
Grupi mercenar/ Prigozhin i’a la trashëgimi të birit, 25-vjeçari bëhet kreu i ardhshëm i Wagner dhe nis negociatat me Rusinë

Grupi mercenar/ Prigozhin i’a la trashëgimi të birit, 25-vjeçari bëhet kreu i ardhshëm i Wagner dhe nis negociatat me Rusinë

October 2, 2023
Interpelancë me Ramën apo rezolutë? Basha-Bardhi të ndarë për çështjen e Kosovës, Agalliu: Duhet të jemi në koherencë të plotë!

Interpelancë me Ramën apo rezolutë? Basha-Bardhi të ndarë për çështjen e Kosovës, Agalliu: Duhet të jemi në koherencë të plotë!

October 2, 2023
‘Athina s’po bën asnjë hap’/ Marrëveshja për pensionet, Braçe: Presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum. S’është vetëm çështje e qeverisë!

‘Athina s’po bën asnjë hap’/ Marrëveshja për pensionet, Braçe: Presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum. S’është vetëm çështje e qeverisë!

October 2, 2023
Festa 8-ditore e Ditës Kombëtare të Kinës ndez furinë e udhëtimeve dhe konsumit

Festa 8-ditore e Ditës Kombëtare të Kinës ndez furinë e udhëtimeve dhe konsumit

October 2, 2023
Emri/ Ndryshime në krye të Gjykatës së Elbasanit, ja kush emërohet

Emri/ Ndryshime në krye të Gjykatës së Elbasanit, ja kush emërohet

October 2, 2023
VIDEO/ ‘Skifteri’ novator: Me buqetë me lule dhe i maskuar, ‘korrieri’ hajdut grabit kasafortën në një apartament në Tiranë

VIDEO/ ‘Skifteri’ novator: Me buqetë me lule dhe i maskuar, ‘korrieri’ hajdut grabit kasafortën në një apartament në Tiranë

October 2, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com