• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANKESA/ KQZ pezullon tenderin për fletët e votimit, problem fleta e të verbërve!

by Java News
20/04/2019 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për prodhimin e fletëve të votimit.

Burime të besuara për “News24”, konfirmuan lajmin dhe sqaruan se procedura në fjalë u pezullua, pas ankimimit që bëri pranë Komisionit të Prokurimit Publik, një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë. Problem, sipas burimeve të shtypit, mbetet fleta e votimit e të  verbërve.

Ankesa ka pezulluar për momentin procedurën e tenderimit dhe për pasojë procesin e prodhimit të fletëve të votimit të 30 qershorit.

Të kontaktuar nga “Neës24”, burimet pranë KQZ-së thanë se duke marrë në konsideratë afatet e limituara, të cilat mund të vinin në rrezik procesin e zgjedhjeve, janë duke shqyrtuar çdo mundësi ligjore, që procedura për tenderimin e fletëve të votimit të vijojë. Ato sqaruan se pezullimi i procesit nuk ka lidhje me situatën e tensionuar politike në vend.

Burimet bëjnë me dije se po bëhen përpjekje që situata të zhbllokohet përmes një procedure me negociim, për shkak se gjithçka duhet të jetë gati për zgjedhjet e 30 qershorit dhe KQZ në detyrimin e saj ligjor dhe institucional të vijojë me procesin e organizimit dhe administrit të zgjedhjeve lokale.

Pavarësisht procesit të organizimit të garës elektorale, situata politike në vend është tejet konfliktuale dhe e paqartë. Opozita nga ana e saj i qendron stoike qendrimit të saj se nuk mund të ketë zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Porse mazhoranca nuk ka asnjë dyshim, se më 30 Qershor zgjedhësit do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e katër viteve të ardhshëm.

Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje është e diela, data 21 prill, por meqenëse e diela dhe e hëna janë zyrtarisht ditë pushimi, afati I fundit është zhvendosur të martën më 23 Prill.

Deri më tani me vendim të KQZ, të regjistruara janë 25 parti politike, ndër to 5 aleatë të PD, ndërkohë që kanë dorëzuar kërkesat për t’u regjistruar edhe 8 subjekte të tjera.

Next Post
Emrat/ Plot 21 shqiptarë në zgjedhjet lokale të Italisë

Emrat/ Plot 21 shqiptarë në zgjedhjet lokale të Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In