• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankesa e Tahirit për gjyqtarin e Vlorës, KLD fut në rend dite inspektimin tematik

by A R
11/04/2016 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqetësimi i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lirimin e një personi të arrestuar me armë nga një gjyqtar në Vlorë, shumë shpejt pritet të nisë një inspektim tematik në gjykatën e rrethit në fjalë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të fusë në rendin e ditës të mbledhjes më të afërt diskutimin për nisjen e inspektimit në këtë gjykatë.

Kërkesën për këtë çështje e ka depozituar në KLD ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, bazuar në shqetësimin e ngritur nga kolegu i tij Tahiri.

Në mbledhjen e sotme KLD miratoi edhe nisjen e inspektimit për lirimin e shtetasit Domart Konjari, i cili kërkohej nga autoritetet franceze për disa vepra penale të rënda.

Ja njoftimi i plotë i KLD-së pas mbledhjes së sotme:

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 11.04.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin dhe miratimin e strukturës së posaçme për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe të Vendimit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të Kuvendit të Shqipërisë.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli miratoi kërkesën për autorizimin për mësimdhënie, për gjyqtarin, z. Florjan Kalaja, si dhe shpalli një vend vakant për inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas emërimit në Gjykatën Administrative të Apelit, të një inspektori.
Më tej mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e 2 (dy) vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe 2 (dy) vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Durrës. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve znj. Hajrie Muçmata dhe z. Aleks Nikolli në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe të gjyqtarëve znj. Anita Mici dhe z. Arben Vrioni në Gjykatën e Apelit Durrës.
Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli diskutoi mbi informacionin në lidhje me shqyrtimin gjyqësor për konstatimin e humbjes së efekteve të masës së sigurimit për shtetasin D.K.” të Prokurorit të Përgjithshëm, ku në përfundim të këtij diskutimi, me dakortësi edhe të ministrit të Drejtësisë, vendosi që të priten rezultatet e inspektimit të ndërmarrë për këtë çështje nga ministria e Drejtësisë.
Më tej anëtarët shqyrtuan kërkesën e ministrit të Drejtësisë për përfshirje në rendin e ditës në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të një inspektimi tematik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke marrë shkas nga shqetësimi i bërë publik nga ministri i Punëve të Brendshme për vendimin e një gjyqtari pranë kësaj gjykate. Pas diskutimeve u ra dakord kryerja e inspektimit tematik të përbashkët midis Inspektoratit të KLD-së dhe të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me, respektimin e afateve të gjykimit, për dy vitet e fundit, të çështjeve gjyqësore që kanë të bëjnë me pronat, ashtu si dhe lidhur me masat e sigurimit personal.
Gjithashtu, në përputhje me rendin e ditës, Këshilli vendosi realizimin e një inspektimi tematik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës në lidhje me shpejtësinë në gjykimin e çështjeve.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Next Post

Prisnin autobusin, zhduket pa gjurmë e mitura shqiptare me shoqen rumune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

PD i mbeti Berisha, nostalgjia për vitin ’90 e pushtetin që s’vjen më

December 8, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5/ “E ardhmja është e shkruar…”-Zbulohet data e nisjes dhe moderatori i këtij “Reality Show”

December 8, 2025
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Ben Blushi rikujton 9 dhjetorin e ’90-s: Do isha o i alkoolizuar ose në burg! Protesta e studentëve, këpucët mbeten në baltë si…

December 8, 2025
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

December 8, 2025
Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

December 8, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

SPAK TV: Kërkesa e kohës për shqiptarët

December 8, 2025
“Pallatet e reja rezistuan”, Shoqata e Ndërtuesve: Duhet të ndryshojë legjislacioni

Në proces rivlerësimi 500 mijë prona/ Ekspertët: Kursime deri në 15 mijë euro në çdo transaksion

December 8, 2025
Të gjitha truket e ‘magjistarit’ të arratisjes Taulant Toma/ Nga ‘shkalla’ me fshesë te çarçafët e lidhur…

Të gjitha truket e ‘magjistarit’ të arratisjes Taulant Toma/ Nga ‘shkalla’ me fshesë te çarçafët e lidhur…

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In