Ministria turke e Drejtësisë i kërkoi formalisht SHBA-së një arrestim paraprak të klerikut islamik, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Ankarasë e konsideron si organizatorin e grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Anadoll.
Turqia ka kërkuar edhe më parë ekstradimin e Gulenit dhe ka nxitur SHBA-në ta arrestojë atë.
Guleni jeton në SHBA që prej vitit 1999. Uashingtoni deklaroi nga ana e tij se “kërkon të shohë prova konkrete që kleriku është i përfshirë në puçin e 15 korrikut”, përgatiti Koha. (b.an)