Anila Kalleshi, sa ndikojnë ushqimet tek alergjitë?
Kujdesi duhet të fillojë tek ushqimet të cilat shkaktojnë teshtima, lot në sy, djegie në gjuhë, etj. Kush vuan nga alergjitë e stinës duhet të jetë i kujdesshëm në moskonsumimin e disa tipeve ushqimesh si: peshku, domatet, lajthitë, etj.
Çfarë na sugjeroni të konsumojmë?
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës ndaj këshillohet të mos anashkalohet për të pasur një ditë me produktive dhe aktive. Qumështi ose lëngjet e freskëta të frutave të kombinuara me drithëra integrale këshillohen të konsumohen në mëngjes.
Dhe çfarë nuk duhet të kufizojmë?
Të kufizohen brumërat, sallamet, konservat, ushqimet me shumë yndyrë dhe pijet alkoolike.









