• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Anijet ushtarake të NATO-s, vizitë 3 ditore në Vlorë

by Java News
11/09/2015 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anije ushtarake të NATO-s u ankoruan paraditen e të premtes në portin e Vlorës, ku do të qëndrojnë tre ditë, në kuadrin dhe zbatimin e programit të bashkëpunimit dhe aktiviteteve kryesore me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Këto anije janë pjesë e grupit të gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2 dhe qëllimi i vizitës portuale 3 ditore është trajnimi dhe bashkëveprimi midis Forcave tona detare dhe atyre të NATO-s.

Gjatë këtyre tre ditëve personeli i grupit SNMCMG2 do zhvillojë takime dhe vizita në Komandën e Flotiljes Pashaliman , në Bashkinë dhe Prefekturën Vlorë. Gjithashtu efektivat e anijeve do të zhvillojnë vizita në kalanë e Kaninës dhe qëndra të tjera historiko-kulturore të Vlorës.

SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë Dragamina (Minaheqese, Minakerkuese) dhe një anije mbeshtetese (Ndihmuese), si pjesë kontribuese nga vendet anëtare të NATO-s mes të cilave, Belgjika, Gjermania, Greqia , Italia, Spanja , Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara .

SNMCMG2 vepron si një njësi integrale e NAO-s dhe merr pjesë në stervitje të përbashkëta ose   kryen  misione dhe  operacione  në të gjithë botën. Ky grup është angazhuar kryesisht në rajonin e Mesdheut, ndërkohë që vihet në dispozicion të programit të NATO-s për t’u dislokuar dhe kryer operacione në rajone të tjera.

Nga ana tjetër, grupi i anijeve SNMCMG 2 ka per mision të ndërmarrë një shumëllojshmëri të gjerë  detyrash dhe operacionesh dhe është i aftë për të mbështetur operacionet anti-terroriste, është i gatshëm për të ndihmuar në parandalimin e situatave të krizës dhe konflikteve në hapësira detare. Njësitë brenda këtij grupi janë gjithashtu në gjendje për të kryer operacione të heqjes se minave detare, kërkim-shpëtimit (SAR), operacione jo ushtarake të evakuimit.

Detyrat që kryen ky grup përfaqësojnë misonin e Aleancës së Antlantikut Verior në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Sot, përfaqësues të komandës së këtij grupi anijesh zhvilluan vizita në Prefekturën dhe Bashkinë e Vlorës ku u pritën respektivisht nga Prefektja, Etjona Hoxha dhe nënkryetari Arben Beqiraj. Prefektja Etjona Hoxha i njohu miqtë me profilin e qytetit të Vlorës dhe të të gjithë qarkut, me resurset njerëzore dhe turistike, ndërkohë që rikonfirmoi dimensionet e miqësisë dhe bashkëpunimit.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë, Arben Beqiraj, i përshëndeti miqtë në emër të kryetarit, Dritan Leli, që ndodhet për një vizitë pune jashtë vendit. Ai u bëri një panoramë të Vlorës, territorin e ri që administron bashkia, resurse njerëzore dhe diversitetin kulturor, historinë, duke evidentuar rolin e qytetit si qendër historike e vendit dhe e kombit shqiptar. Ai i njohu gjithashtu me zhvillimet social kulturore, rëndësinë ekonomike që ka qyteti dhe porti në shkallë vendi, nivelin arsimor dhe zhvillimin në këtë sektor, ndërkohë që u dhuroi miqve simbole të qytetit, albume për artin dhe trashëgiminë kulturore e historike, si dhe video me materiale filmike për profilin turistik të Vlorës.

Përfaqësues të komandës së grupit të anijeve SNMCMMG2, folën për dimensionet e NATO-s, për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendeve të tjera anëtare në këtë aleancë, për promovimin e paqes dhe bashkëpunimit.

Next Post

Horoskopi 12 Shtator 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Revolucioni ra, u kthye në linçim, mësimi nga Basha dhe ‘ikja’ e Jolës

July 31, 2026
Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

July 31, 2026
VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

July 31, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

“Ata po shkatërrohen”, Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë armë bërthamore

July 31, 2026
Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

July 31, 2026
Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

July 31, 2026
Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

July 31, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rasti Ilir Beqaj si radiografi e dështimit të drejtësisë së re

July 31, 2026
Përhapet një valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik! Autoritetet: Mbizotëron Omicron, me simptoma të lehta

Përhapet një valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik! Autoritetet: Mbizotëron Omicron, me simptoma të lehta

July 31, 2026
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com