Mediat botërore komentuan gjatë ditët e fundit, makinën e re lukzose dhe të blinduar të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Ato habiten sesi Kim blen një automjet qindra mijëra dollarë, teksa 24 milionë koreano-veriorët po vdesin urie. Këtë e ilustrojnë më së miri anijet fantazmë plot me kufoma, që shfaqen shpesh brigjeve japoneze.
Mijëra peshkatarë, detyrohen të qëndrojnë për ditë me radhë në det të hapur. Ata s’mund rikthehen në shtëpi, pa kapur sasinë e duhur të peshkut për autoritetet. Nëse nuk realizojnë kuotat, u hiqet licenca e peshkimit dhe mund të dënohen me burgim. Mungesa e karburantit për shkak të sanksioneve, lë në mes të detit shumë motobarka. E mbetur në mëshirën e detit, anije të tilla enden për ditë të tëra në det. Ekuipazhit i mbaron uji dhe buka dhe në fund vdesin urie.
Si për ironi të fatit, kur rryma e detit i sjell barkat në breg, trupat e pajetë mbi to, kanë kohë që janë dekompozuar. Anijet fantazmë, nisën të tmerrojnë fillimisht shumë nga banorët e fshatrave bregdetarë në Japoni. Por autoritetet sqaruan shpejt dramën që kishte ndodhur. Si në çdo rast, as këtë herë nuk munguan teoritë e komplotit. Disa pretendojnë se anijet e braktisura, u përkasin spiuneve koreano-veriorë, që tashmë kanë zbarkuar në Japoni. Por edhe ky pretendim është hedhur poshtë prej autoriteteve.(TT news)/l.m