• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Anija kozmike “Shenzhou-15” u lëshua me sukses

by
30/11/2022 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me lëshimin me sukses të anijes kozmike me astronautë “Shenzhou-15”, kauza e fluturimeve kozmike me astronautë e Kinës hodhi një hap tjetër të rëndësishëm. Tani kanë përfunduar të 12 lëshimet për ndërtimin e stacionit hapësinor të Kinës.

Në orën 23 e 8 minuta të së martës, anija “Shenzhou-15” me tajkonautët – siç quhen ndryshe astronautët kinezë – Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu, u nis me anë të raketës mbartëse “Marshimi i Madh-2F” nga Qendra e Lëshimit e Jiuquan-it në shkretëtirën e Gobit në Kinën Veriperëndimore.

Pas lëshimit me sukses, kryeprojektuesi i kësaj rakete mbartëse, Rong Yi, tha: “Ky është lëshimi i fundit për ndërtimin e stacionit hapësinor, prandaj është shumë i rëndësishëm. Njëkohësisht, hasëm për herë të parë në temperaturë të ulët gjatë lëshimit të anijes me astronautë. Fatmirësisht, kemi fituar përvojë për kushte të tilla nga lëshimi i anijeve pa ekuipazh. Pra, masat tona dhe raketa jonë e kaluan provën dhe ne e kurorëzuam me sukses këtë detyrë, duke e mbajtur premtimin për t’i çuar kozmonautët në hapësirë në mënyrë të sigurt dhe në kohë.”

Si detyrë e fundit e fazës së ndërtimit të stacionit hapësinor të Kinës, ekuipazhi i anijes “Shenzhou-15” do të qëndrojë në stacionin hapësinor për gjashtë muaj, ku do të bëjë kontrollin e tre moduleve të stacionit, do të zhvillojë eksperimente shkencore e teknologjike dhe do të kryejë 3-4 veprimtari jashtë stacionit.
Në mëngjesin e së mërkurës, tre astronautët e ekuipazhit të anijes kozmike “Shenzhou-15” u takuan me sukses me tre pjesëtarët e ekuipazhit të “Shenzhou-14”, të cilët kanë qëndruar në stacionin hapësinor për afro gjysmë viti. Kryeprojektuesi i sistemit elektrik të anijeve kozmike “Shenzhou”, Nan Hongtao, i tha CMG-së se “ky takim” historik verifikoi disa teknologji të stacionit hapësinor. “Gjatë takimit të të dy ekuipazheve, të dy anijet kozmike janë vendosur njëkohësisht në stacionin hapësinor dhe stacioni duhet t’u sigurojë paralelisht atyre energjinë elektrike, transmetimin e informacionit dhe shërbimet e ajrimit dhe të ngrohjes. Ky do të jetë një verifikim për aftësinë e funksionimit të stacionit hapësinor. Nga ana tjetër, edhe sistemi i përtëritjes dhe i garantimit të jetesës i stacionit hapësinor do të përballet me një provë shumë serioze, me vendosjen e dy anijeve kozmike dhe jetesën e përbashkët të gjashtë astronautëve. Nga tre deri në gjashtë, kjo ka vërtet rëndësi të madhe.”

Tani stacioni hapësinor i Kinës përbëhet nga gjashtë pjesë: moduli kryesor “Tianhe”, modulet laboratorike “Wentian” dhe “Mengtian”, anija kozmike e mallrave “Tianzhou-5”, si edhe anijet kozmike me astronautë “Shenzhou-14” e “Shenzhou-15”. Pesha e përgjithshme e këtyre gjatë mjeteve arrin afro një qind tonë.
Çfarë punësh do të kryejnë bashkërisht gjashtë astronautët në stacionin hapësinor? Kryeprojektuesja e sistemit të astronautëve Huang Weifen i tha CMG-së:

“Gjashtë astronautët do të qëndrojnë së bashku për pesë ditë. Gjatë kësaj periudhe, ata do të administrojnë e mirëmbajnë kompleksin prej tre modulesh dhe tre anijesh. Më e rëndësishmja është se ata do të bëjnë dorëzimin e punëve për pajisjet në stacionin hapësinor, për gjendjen e këtyre pajisjeve, si edhe materialet. Ata do të bëjnë edhe dorëzimin e disa eksperimenteve që janë të zhvillim e sipër. Gjithashtu, ata do të rregullojnë dhe do të zhvendosin mallrat në anijen ‘Shenzhou-15’ dhe do t’i çojnë mostrat dhe materialet në stacion në ‘Shenzhou-14’, që do të kthehet së shpejti në Tokë. Ata do të shkëmbejnë dhe përvojë për jetën në kozmos.”

/e.d

Next Post
Meta pas takimit me Berishën: Më 6 dhjetor protestë para Kryeministrisë, siguria nuk cenohet nga qytetarët por…

Meta pas takimit me Berishën: Më 6 dhjetor protestë para Kryeministrisë, siguria nuk cenohet nga qytetarët por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In