• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anglisë i buzëqesh fati, shkon në çerekfinale pas penalltive

by A R
03/07/2018 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anglia ka fituar pas 11-metërshave në 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës 2018 kundër Kolumbisë.

Pasi pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa kur u mbush një orë lojë erdhi goli i parë i ndeshjes në “Spartak Stadium” të Moskës. Carlos Sanchez shkaktoi faull ndaj Kane, gjatë një goditje nga këndi dhe vetë kapiteni i Anglisë mposhti portierin Ospina, duke kthyer në gol 11-metërshin e dhënë nga gjyqtari amerikan Geiger.

Kane, që me gjashtë gola është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati botëror, bëhet futbollisti i parë që nga viti 1938 që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të luajtur me Anglinë.

Gjithsesi, në minutën e tretë të shtesës Kolumbia barazoi. Portieri Pickford bëri një pritje të mrekullueshme, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt, por nga goditja e këndi që pasoi, Jerry Mina shënoi me kokë golin e barazimit për amerikano-latinët, duke i detyruar dy skuadrat të shkojnë në kohën shtesë.

Ky ishte goli i tretë për Mina në këtë Botëror dhe mbrojtësi i fundit që kishte shënuar tre gola në veprimtarinë elitare ka qenë gjermani Paul Breinter në vitin 1974. Plot 20% të golave të shënuar në Rusi kanë ardhur në dhjetë minutat e fundit.

Lotaria e penalltive ishte si gjithmonë emocionuese. Falcao realizoi 11-metërshin e parë, teksa menjëherë erdhi përgjigja me golin e Harry Kane. Më pas shënuan me radhë, Cuadrado, Rashford, Muriel deri te gabimi fatal i Jordan Handerson. Gjërat u barazuan me traversën e goditur nga Urribe dhe golin e Trippier. Carlos Bacca humbi penalltinë e pestë për Kolumbinë, e pritur nga Pickford, ndërsa Dier realizoi golin e triumfit për Anglinë, që kualifikohet për herë të parë me penallti në një Botëror.

Në çerekfinale, më 7 korrik, Anglia do të ndeshet me Suedinë, që eliminoi Zvicrën. Fituesja e këtij çifti do të përballet me Rusinë ose Kroacinë në gjysmëfinale.

Next Post
BE krijon fondin e Mbrojtjes, 500 milionë euro për një vit

BE krijon fondin e Mbrojtjes, 500 milionë euro për një vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In