• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Angli/Martesa e Harryt dhe Meghanit do tërheqë 100.000 turistë

by Java News
30/03/2018 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Martesa e princit Harry dhe Meghan Markle, më 19 maj, do të tërheqë më shumë se 100 000 vizitorë në kështjellën Windsor, ku do të zhvillohet ceremonia, theksoi policia e distriktit të Thames Valley.

“Kjo ceremoni kombëtare do të tërheqë më shumë se 100 000 persona nga mbarë bota në Windsor, vend që ndodhet 30 kilometra në perëndim të Londrës”, shkruan policia në një komunikatë duke shtuar se janë parashikuar masa të larta sigurie.

Mes këtyre masave, veturat do të skanohen dhe do të vendosen barriera, vizitorët do të kontrollohen, ndërkohë që patrullat e policisë do të jenë të pranishme në rrugë si dhe në stacionet e trenave dhe trena.

“Çdo objekt që mund të përbëjë rrezik për publikun do të konfiskohet”, theksoi policia.

Ceremonia e martesës do të fillojë në orën 12:00 në kishën Saint-George në kështjellën Windsor, përcjell Atsh.

Javën e kaluar, pallati i Kensington njoftoi se 600 persona ishin ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni si dhe në drekën e organizuar nga mbretëresha Elizabeth II në kështjellën Windsor. (b.an)

Next Post
Merr zgjidhje problemi i ish-të përndjekurve që punuan në miniera

Pensioni për ish-të përndjekurit, lehtësohen procedurat, çfarë duhet të dini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com