Më shumë se 3 mijë xhihadistë britanik të ISIS-it aktualisht gjenden në Britani, të gatshëm për të sulmuar. “Të dyshuarit për terrorizëm të monitoruar nga shërbimet e sigurisë thuhet se ata gjenden nëpër Londër, Ëest Midlands dhe Mançester”, tha një burim, shkruan The Mirror. Burime të sigurisë thonë se numri i xhihadistëve në atë vend për të sulmuar në Britani, është rritur në mënyrë masive vetëm gjatë dy viteve për shkak të rritjes së ISIS-it.
Andreë Parker, drejtor i përgjithshëm i MI5 ( Shërbim i sigurimit), tha për “BBC Radio 4” se Britania po përballohet me kërcënime serioze që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur u bë sulmi në Amerikë.









