• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Anglia do t’u japë dokumente 300 mijë emigrantëve, përfitojnë edhe shqiptarët

by Java News
20/08/2015 04:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 300 mijë emigrantë ilegalë në Londër, përfshirë edhe shumë shqiptarë që kanë ikur atje do të mund të përfitojnë nga një amnisti që pritet të miratohet së shpejti. Propozimi është bërë nga David Lammy, i cili është deputet laburist i Tottenhemit në Londër dhe një nga kandidatët kryesorë për postin e kryetarit të bashkisë se kryeqytetit anglez.

Propozimi

Sipas të përditshmes “The Evening Standard”, Lammy ka propozuar që të bëhet një amnisti për rreth 300 mijë emigrantë të huaj, që jetojnë dhe punojnë në Londër prej pesë vitesh dhe ka thanë se do të luftojë çdo ditë për këtë amnisti, nëse zgjidhet në këtë detyrë në vitin 2016. Deputeti britanik e bazon këtë ide në përvojat dhe suksesin e amnistive për emigrantët ilegalë në vende të tjera europiane, si në Spanjë, kur në vitet ’80 u legalizuan 1.2 milionë emigrantë ilegalë. Por edhe në Britani ka pasur më përpara amnisti të këtij lloji, ku kanë përfituar me mijëra shqiptarë.

Përfitimet reciproke

Ka ardhur koha në Britani, – tha deputeti, – që t’i përfshijmë këta njerëz në rrjedhat e shoqërisë së kryeqytetit, me qëllim që ata të paguajnë taksa, nga të cilat ai llogarit se Londra do të përfitojë rreth 600 milionë stërlina çdo vit. Por zyra e kryeministrit e kundërshtoi idenë duke thënë se “kjo nuk është një ide që po e shqyrton qeveria”. Sipas deputetit David Lammy, nuk ka kuptim të ndiqen politika të pareformuara ndaj emigrantëve ilegalë. “Amnistimi i tyre nuk do të krijojë trysni mbi strehimin, sepse ata janë njerëz që aktualisht jetojnë në Londër. Nuk do të thotë se do ketë më pak vende pune, sepse shumica dërrmuese e tyre janë në marrëdhënie pune. Thjesht kjo do të thotë më shumë të ardhura nga taksat dhe më shumë transparencë për ata që jetojnë në këtë megaqytet”, argumenton deputeti që kërkon amnistinë e emigrantëve.

Mbështetësit

Edhe pse qeveria konservatore nuk e mbështet një ide të tillë, anëtarë të saj në të shkuarën e kanë mbështetur idenë e amnistisë, madje edhe kryetari aktual i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson, në vitin 2013 kërkoi amnisti për ata që kishin 12 vjet që jetonin në Londër. Një amnisti e mundshme do të lehtësonte mjaft punën e zyrtarëve të emigracionit, të cilët më pas do të përqendroheshin më shumë në përpjekjet për të ndaluar ardhjen e emigrantëve të rinj. Londra dhe e gjithë Britania mbeten një magnet i fuqishëm për emigrantët, për shkak të mundësive të mëdha të punësimit.

Next Post

Horoskopi 20 Gusht 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In