Një shqiptar 31-vjeçar është arrestuar në Islington të Anglisë, për vrasjen e një gruaje të re në një apartament.
I akuzuari quhet Arben Rexha, ndërsa viktima ishte gjithashtu shqiptare, me emrin Elidona Demiraj, 25 vjeç.
Besohet se të dy kishin njohje me njëri-tjetrin. Vrasja është kryer me thikë më 31 janar, në apartementin ku viktima jetonte prej pak kohësh.