• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Angli, propozohet amnisti për emigrantët, përfitojnë 300 mijë

by
18/08/2015 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Lammy është deputet laburist i Tottenhemit në Londër dhe një nga kandidatët kryesorë për postin e kryetarit të bashkisë se kryeqytetit anglez. Ai ka propozuar që të bëhet një amnisti për rreth 300 mijë emigrantë të huaj që jetojnë dhe punojnë në Londër prej pesë vitesh dhe ka thanë se do të luftojë çdo ditë për këtë amnisti nëse zgjidhet në këtë post.

Deputeti britanik e bazon këtë ide në përvojat dhe suksesin e amnistive për emigrantët ilegalë në vende të tjera europiane, si në Spanjë, kur në vitet ’80 u legalizuan 1.2 milionë emigrantë ilegalë. Por edhe në Britani ka pasur më përpara amnisti të këtij lloji, ku kanë përfituar me mijra shqiptarë.

Ka ardhur koha në Britani, tha deputeti, që t’i fusim këta njerëz në rrjedhat e shoqërisë së kryeqytetit me qëllim që ata të paguajnë taksa, nga të cilat ai llogarit se Londra do të përfitojë rreth 600 milionë stërlina çdo vit.

Por zyra e kryeministrit e kundërshtoi idenë duke thënë se “kjo nuk është një ide të cilën po e shqyrton qeveria”. Sipas deputetit David Lammy nuk ka kuptuim të ndiqen politika të pareformuara ndaj emigrantëve ilegalë.

“Amnistimi i tyre nuk do të krijojë trysni mbi strehimin, sepse ata janë njerëz që aktualisht jetojnë në Londër. Nuk do të thotë se do ketë më pak vende pune, sepse shumica dërrmuese e tyre janë në marrëdhënie pune. Thjesht kjo do të thotë më shumë të ardhura nga taksat dhe më shumë transparencë për ata që jetojnë në këtë megaqytet”, argumenton deputeti që kërkon amnistinë e emigrantëve.

Edhe pse qeveria konservatore nuk e mbështet një ide të tillë, anëtarë të saj në të shkuarën e kanë mbështetur idenë e amnistisë, madje edhe kryetari aktual i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson në 2013 kërkoi amnisti për ata që kishin 12 vjet që jetonin në Londër.

Një amnisti e mundshme do të lehtësonte mjaft punën e zyrtarëve të emigracionit, të cilët më pas do të përqendroheshin më shumë në përpjekjet për të ndaluar ardhjen e emigrantëve të rinj.

Londra dhe e gjithë Britania mbeten një magnet i fuqishëm për emigrantët për shkak të mundësive të mëdha të punësimit, siç po e tregon edhe kriza fundit e mijra emigrantëve mes tyre edhe qindra shqiptarë, që ndodhen në Francë e që duan me çdo çmim të mbërrijnë në ishull. /Top Channel/

Next Post

Enigma që po çmend Internetin: Çfarë nuk shkon me foton?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

May 26, 2026
Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

May 26, 2026
Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

May 26, 2026
Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

May 26, 2026
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

May 26, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

“Javë përvëluese, temperatura deri në 36 gradë”, meteorologia tregon kushtet atmosferike

May 26, 2026
Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

May 26, 2026
“Ore, a është me Suel Çelën ky?”, Salianji ironi me Berishën: Unë çdo njeri e kam takuar për llogari të doktorit…

“Ore, a është me Suel Çelën ky?”, Salianji ironi me Berishën: Unë çdo njeri e kam takuar për llogari të doktorit…

May 26, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

Operacion në Shqipëri e Itali/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

May 26, 2026

Mandatet parlamentare, nëse do të votohej sot

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In