Angli/ Policia e arreston me helikopter shqiptarin që lëvizte me “BMW-në” e mbushur me drogë (EMRI)

B25ly21zojrhzgzhmjhiltuwzmetngy4yi1iztnllti2ndexoge3yjrjoto4ztyynmjkny01nzm1ltqxyzktywvhyi1hodzkngy1ztrinza=

E gjitha duket si një skenë filmi, me arratisje në këmbë nëpër fusha dhe me kontrolle nga ajri me helikopterë.

Por në fakt, kjo ka ndodhur në Britani dhe protagonist ka qenë një shqiptar. Mediat britanike shkruajnë se 27-vjeçari Esmerald Xhafa, braktisi makinën e tij tip “BMW” në një autostradë të Sheffield dhe iku me vrap nëpër fushat përbri rrugës.

Policia nga ana tjetër, ndoqi çdo lëvizje të të riut nga ajri me helikopterë, derisa arriti ta arrestonte. Pas kontrolleve në mjet, Policia gjeti dy kuti brenda së cilës ishin më shumë se 15 kg kanabis dhe 273 paund.

I riu ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit dhe ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të policisë. Policia pas arrestimit, i ka shtrirë kontrollet dhe në apartamentin ku jetonte Xhafa, ku ka gjetur 56 bimë kanabisi në papafingo.

Xhafa është akuzuar nga një Gjykatë angleze për posedim droge dhe prodhim kanabisi. Avokati mbrojtës i të riut, i quajtur Chris Moran, ka thënë para togave të zeza, se shqiptari, ndodhej në Angli për një jetë më të mirë për veten dhe familjen, ndaj ndoqi dhe këtë rrugë.

Ai ka shtuar, se Xhafaj ka tentuar disa herë të hiqte dorë, por eprorët, e detyronin të qëndronte i nënshtruar ndaj tyre dhe të mos braktiste biznesin. Pas këtyre dëshmive, Gjykata vendosi të dënojë shqiptarin me 28 muaj burg. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com