• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Angli, burg përjetë kush përdor celularin në timon dhe bëhet shkaktar i vrasjeve

by Java News
06/12/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë në Britani të Madhe, do të diskutohet ashpërsimi i dënimit përmes një projekt-ligji të ri, që çon deri me burgim të përjetshëm për ata që provokojnë vdekjen e dikujt tjetër

AngliTë flasësh në telefon ndërsa drejtonin mjetin, është shndërruar në një zakon të rrezikshëm dhe gjithnjë e më të përhapur në botë. Një “ves” që provokon incidente, edhe me vdekje.

Për të parandaluar një gjë të tillë, Ministria e Drejtësisë në Britaninë e Madhe, ka propozuar një masë drastike. Një projekt ligj – siç zbulon shtypi anglez – i cili është duke u përgatitur nga zv.ministri i Drejtësisë, konservatori Sam Gyimah, synon të dënojë ata që provokojnë vdekjen e një tjetër personi, për shkak se përdor celularin në timon, sidomos për të dërguar apo lexuar mesazhe. Dënimi pritet të propozohet, duke respektuar maksimumin e parashikuar nga ligji.

Sot, dënimi për një vepër të tillë penale është 14 vjet (edhe pse me sjellje të mirë mund të reduktohet në 7). Rrezikojnë burg përjetë edhe ata që provokojnë aksidente me vdekje ose rezultojnë pozitiv në testin anti-drogë dhe për alkool.

“Vrasësit në drejtim të mjetit, shkatërrojnë jetën e tjetrit, – ka thënë Gymah. – Veprimet e tyre shkaktojnë një dhimbje të madhe për familjet e viktimave, të cilët duhet të përballojnë humbje tragjike dhe aspak të nevojshme. Edhe pse është e pamundur të zëvendësohet vdekja e një njeriu të shtrenjtë, qoftë edhe me dëmshpërblim, jemi të vendosur të propozojmë që dënimet të jenë në lartësinë e krimit”.

Projekt ligji do të prezantohet nga qeveria këtë javë. Në vitin 2015, kanë qenë 122 persona që janë dënuar për vrasje për shkak të drejtimit të makinës në mënyrë të rrezikshme dhe 21 të tjerë të cilët janë arrestuar me akuzën për drejtim të mjetit nën efektin e substancave të drogës dhe alkoolit./shqip/a.k

Next Post
Si do të jetë Samsung Galaxy S8… (do heqë dhe ai litarët e kufjeve?!)

Si do të jetë Samsung Galaxy S8... (do heqë dhe ai litarët e kufjeve?!)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In