• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Angjeli: Lulzim Basha si plaku i vitit të ri me thes premtimesh bosh

by Ardit Rada
29/01/2021 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anastas Angjeli ka ironizuar prezantimin e programit të PD nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, të cilin e cilësoi si “plakun e vitit të ri”.

“Ajo që pashë, dëgjova dhe që u mundova ta ndiqja me shumë vëmendje në të gjithë rrjetet sociale, është se më tepër qytetarët presin një program për të parë zgjidhje për problemet që ka ekonomia e vendit tonë. Ndërkohë, nuk pamë një burrë shteti që erdhi me një program për të na thënë si do zgjidhen problemet më themelore të ekonomisë, por më la përshtypjen e një plaku të Viti të Ri që ka hedhur një thes në kurriz me disa lekë dhe thotë, ti ke dhënë një, unë të jap dy. Kjo më shqetëson”, u shpreh Angjeli.

Ndër të tjera, vuri në pah se Basha nuk dha asnjë zgjidhje në lidhje me problemet më themelore të cilat janë: pandemia, kriza ekonomike, tërmeti dhe orientimi i ekonomisë pas periudhës post Covid.

Sipas Angjelit, fjalët e kreut të opozitës marrin formën e një premtimi, një pazari mes forcës politike që e kërkon dhe elektoratit të vet. Nuk besojnë më shqiptarët forma të tilla politike.

“Partitë politike janë të hapura dhe të detyruara të paraqesin programin politik të tyre, konceptet ekonomike të tyre, por në të njëjtën kohë dhe programet qeverisëse të tyre nëse vijnë në qeveri. por cfarë ka ndodhur? Që të dalësh para opinionit publik me statusin e kryetarit të opozitës që pretendon të bëhesh kryeministër dhe të mos flasësh në programin tënd ekonomik për tre çështjet themelore, të cilat janë thelbi i gjithë historisë ekonomike për periudhën që vjen, që janë: pandemia, kriza ekonomike, tërmeti, riorientimi i ekonomisë pas periudhës post Covid. Është absurde, çfarë do i thuash këtij populli. Ai thotë, jam pa shtëpi, një fatkeqësi natyrore kaq e madhe që ndodhi në vendin tonë dhe ti nuk thua asnjë fjalë, nuk merr asnjë përgjegjësi sepse mund të shpall dhe programin, por e kam shpallur dhe e vazhdoj programin sepse pretendoj të jem në fuqi dhe që të mbetem në pushtet që të fitoj zgjedhjet e vitit 2021, kam filluar punën, jam konkret, kam një projekt, një objektivë të caktuar dhe çdo ditë punoj për ta riparuar.

Ne punojmë mbi një bazë të caktuar reale se çfarë ka pësuar kjo ekonomi. E para ka pësuar goditjen e tërmetit dhe ne duam të riparojmë një goditje humane të këtij populli dhe të shfrytëzojmë oportunitetin për zhvillimin ekonomik të vendit për arsye se me rindërtimin janë të lidhur 100 e më shumë profesione dhe sot janë të angazhuar 220 biznese. Ti nuk thua asgjë për këtë, ku do i gjesh paratë pastaj? Atëherë marrin formën e një premtimi, një pazari mes forcës politike që e kërkon dhe elektoratit të vet. Nuk besojnë më shqiptarët forma të tilla politike.

Ne kemi hapur 225 mijë vende pune, jo 300 mijë vende pune sepse gati 70 mijë vende pune u eliminuan për shkak të krizës, i cili nuk ishte element i faktorit të brendshëm ekonomik, por të jashtëm”, tha Angjeli.

Sa i përket riorientimit të ekonomisë pas periudhës post Covid, u shpreh se e ardhmja është digjitalizimi dhe bizneset do të arrijnë të dalin nga kriza nëpërmjet saj.

“Shumë biznese do të mbyllen dhe janë mbyllur dhe shumë persona kanë dalë pa punë. Si zgjidhet kjo? Ku do shkojnë këta? Ne themi se ku do shkojnë. Do t’i orientojmë në dy mënyra, që bizneset e mbyllura, jo të mbyllen në dhomë e të vënë duart në kokë e të thonë “bobo, falimentuam, s’kemi ku të vemi”, por të orientohen në biznese të reja. Kush janë? Digjitalizimi. Është e ardhmja e gjithë botës. Sot nuk mund ta imagjinoni që brenda një viti janë hapur qindra biznese që punojnë në fushën digjitale me porosi të huaja. Sot kisha një takim, ka kompani që nuk ka as katër muaj që është hapur, ka 12 veta në punë dhe marrin porosi nga jashtë. Sot do të orientojmë në një ekonomi tjetër. Ne do orientohemi në ekonomi tjetër, ekonomi “blu”, që është deti, transporti, peshku, agro biznesi, turizmi”, tha Angjeli.

Next Post
Çfarë po ndodh? Protesta të dhunshme në Athinë, ndërhyn policia

Çfarë po ndodh? Protesta të dhunshme në Athinë, ndërhyn policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In