• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Angelovski: Unë u besoj futbollistëve shqiptarë që kam në skuadër më shumë se syve të mi

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Igor Angelovski, trajneri i Maqedonisë, ka shumë besim te lojtarët shqiptarë që ka në skuadër. Ai beson se këta lojtarë do ta japin më të mirën nga vetja për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Maqedonia është gati për ndeshjen ndaj Shqipërisë që do të zhvillohet në ‘Loro Boriçi’ , sonte nga ora 20:45, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2018.

Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski, në konferencën për media, vlerësoi futbollistët shqiptarë që ka në skuadër ku mbi të gjithë spikasin dy lojtarët e Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi, duke shfaqur besim të verbër tek ata.

“Është e vërtetë që lojtarë si Hasani apo Ibraimi do të luajnë përballë vendit të tyre të origjinës por mua nuk më tremb ky fakt. Ata janë profesionistë dhe do ta lënë mënjanë anën emocionale duke dhënë maksimumin në fushë”, ka deklaruar ai

“ Unë u besoj futbollistëve shqiptarë që kam në skuadër më shumë se syve të mi. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim rezultatin që dëshirojmë. Nuk do të jetë e lehtë por do të provojmë të bëjmë më të mirën”.

Angelovski e ka studiuar në detaje lojën e Shqipërisë dhe mendon se Maqedonia i ka të gjitha mundësitë për t’iu përshtatur të gjitha skemave që mund të aplikojë trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi. Edhe një barazim do të ishte një rezultat pozitiv për Maqedoninë në këtë ndeshje.

“Është e kotë ta fsheh që nuk e kam studiuar në detaje Shqipërinë. Sot teknologjia të jep mundësinë të shikosh çdo sfidë të kundërshtarit dhe të analizosh me imtësi çdo gjë. Kam parë ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Marokut. Në atë takim ata kanë përdoruar disa sisteme loje duke luajtur fillimisht me skemën 4-3-3 dhe më pas me atë 3-5-2”,ka treguar ai.

“Ne jemi përgatitur mirë dhe do të mundohemi ti përsiatemi çdo moduli loje që do të aplikojë Shqipëria. A do të isha i kënaqur me një barazim? Për ne çdo rezultat tjetër përveç humbjes do të ishte një rezultat pozitiv”, ka përfunduar Angelovski, citohet te Express. (b.an)

Next Post
Pa mbathje! Modelet italiane i çorodisin të gjithë në Venecia

Pa mbathje! Modelet italiane i çorodisin të gjithë në Venecia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

June 23, 2026
Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

June 23, 2026
Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

June 23, 2026
Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

June 23, 2026
ADN-ja konfirmon se trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

ADN-ja konfirmon se trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

June 23, 2026
Dyshohen për lidhje me grupe terroriste, Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

Dyshohen për lidhje me grupe terroriste, Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

June 23, 2026
Protestat në Tiranë, reagon Organizata  e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

Protestat në Tiranë, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

June 23, 2026
“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

June 23, 2026
Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

June 23, 2026
Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In