Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të shihen për herë të tretë në një film. Filmi quhet “By The Sea”.
Jolie në një moment ka folur për skenat e seksit, përkatësisht aktorja foli haptas për mënyrën se si ajo u ndje gjatë xhirimeve seksuale.
“Edhe më parë kam filmuar skena seksi, por kjo ishte diçka krejtësisht e re. Unë uroj që të gjitha femrat të mund të përjetojnë këtë përvojë. Skenat e seksit ishin me të vërtetë të çuditshme, por edhe më interesante ishte marrëdhënia seksuale me personin që e bën edhe në jetën reale”, shpjegoi aktorja, transmeton Telegrafi.
Angie shpjegoi se si e kaloi kohë gjatë xhirimeve të filmit “By The Sea” pasi që aktorja është edhe regjisore e kësaj krijimtarie filmike.
“Edhe një detaj ishte e çuditshëm. Momenti kur isha lakuriq në vaskë ndërsa në video-tv shikoja momentet e vetë-xhirimit, pasi regjisori duhet të jetë edhe pas kamerave”, shtoi Jolie.









