Ndarja e Angelina Jolie nga Brad Pitt ka qenë një nga çështjet më të përfolura nga bota e Hollivudit që nga viti 2004, diskutimi rreth çiftit, birësimet e tyre dhe Jennifer Anniston që ka qenë në kryetitujt e mediave rozë pothuajse çdo javë. Kur çifti njoftoi ndarjen e tyre vitin e kaluar, Jolie e pasoi me heshtje të gjatë, te cilen e ka thyer vetem nje dite me pare, ku më në fund ka dhënë një intervistë të gjatë, për Vanity Fair.
Ajo ka folur pas nje kohe te gjate larg mediave, rreth fëmijëve, divorcit dhe filmit të saj të ardhshëm.
“Gjërat u përkeqësuan”, tha ajo për revisten, duke treguar se kjo kishte nisur verën e vitit 2016 kur filmi i saj Netflix, ishte në post-produksion.
“Unë nuk dua ta përdor atë fjalë … Gjërat u bënë “të vështira”.”
“Jeta jonë nuk ishte aspak negative. Nuk ishte ky problemi. Dhe kjo do të mbetet një nga gjërat më të mrekullueshme që ne do t’iu japim fëmijëve tanë. Jam shumë krenare për ta, kanë qenë shumë të guximshëm. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin dhe familjen tonë. Të dy po punojmë së bashku drejt një qëllimi”, tha aktorja.
“Nganjëherë gratë në familje e vënë veten e tyre të fundit,” tha ajo për Vanity Fair.